Sport

Nga ishulli britanik: Shtyhet “play-off”-i Skoci-Ukrainë për botërorin “Katar 2022”…

8 Mars 2022, 10:32 Nga DOSJA

ANGLI – Ndeshja e “play-off”-it e Ukrainës kundër Skocisë, për kualifikueset e Kupës së Botës 2022 në Katar, është shtyrë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, raporton BBC.

Ndeshja duhej të zhvillohej në “Hampden Park” më 24 mars, por Ukraina i ka kërkuar FIFA-s ta shtyjë atë për shkak të situatës pas ivazionit ushtarak të Rusisë, shtoi i njëjti burim.

Gjithashtu, edhe ndeshja e radhës me fituesin e çiftit, që do të përcaktohet nga ndeshja midis Uellsit dhe Austrisë, do të shtyhet. Diskutimet janë duke u zhvilluar për të caktuar datën e re, e cila me gjasa ndoshta mund të jetë në qershor.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport eliminatoret e botërorit “katar 2022” për në finalet e “katar 2022” ukrainës kundër skocisë eliminatoret e botërorit “katar 2022” për në finalet e “katar 2022” ukrainës kundër skocisë

Sondazh

Poll