Sport

Akuzohet për korrupsion, sheiku i PSG-së para gjykatës zvicerane, rrezikon dënim me burg…

8 Mars 2022, 10:06 Nga DOSJA
Akuzohet për korrupsion, sheiku i PSG-së para gjykatës zvicerane,

FRANCE – Pronari i PSG-së, sheiku Naser Al Kelaifi, ka udhëtuar drejt Zvicrës për të deponuar përpara gjykatës, teksa akuzohet për ndikim në përcaktimin e të drejtave drejtat televizive, raportojnë mediat franceze.

Ai akuzohet, që së bashku me FIFA-n, ka ndikuar për fitimin e të drejtave televizive nga rrjeti mediatik “beIN Sport”, që zotërohet pikërisht nga numri një i klubit francez.

Procesi po zhvillohet në dhomën e apelit të Gjykatës Federale Penale në Belinzona dhe pritet të mbyllet të enjten.

Kujtojmë se Prokuroria ka kërkuar një dëmtim prej 28 muajsh për presidentin e Paris SG-së. Në hetimet e prokurorisë zvicerane në qendër të vëmendjes janë të drejtat TV për Botërorët 2018 dhe 2022, të fituar nga “beIN Sport” për 480 milionë dollarë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport edhe për sulmuesin e psg-së presidenti i psg al khelaifi rrjeti mediatik “bein sport” sheiku naser al kelaifi edhe për sulmuesin e psg-së presidenti i psg al khelaifi rrjeti mediatik “bein sport” sheiku naser al kelaifi

Sondazh

Poll