Sport

? Moviola e Napoli-Milan/ Orsato dhe Valeri, çfarë gabimi! Bennacer dhe Osimhen kërkuan…

7 Mars 2022, 12:02 Nga DOSJA
? Moviola e Napoli-Milan/ Orsato dhe Valeri, çfarë gabimi! Bennacer

ITALI– Ka një gabim të vërtetuar në natën e çiftit Orsato-Valeri (po, njëlloj si Inter-Juventusi famëkeq, Pjanic dhe mospërjashtimi), që rëndon mbi ndeshjen dhe garën-kampionati. Mungon një penallti e pastër ndaj Napolit (Tomori-Osimhen). Më e diskutueshme është situata tjetër, krejtësisht e ndryshme edhe për nga lloji, ku përfshihen Koulibaly dhe Bennacer. Ndeshje shumë e vështirë dhe Orsatos i doli situata nga duart.

Tomori mbi Osimhen, ishte penallti

Osimhen hyn në zonë, nga pas është Tomori që kërkon topin, por gjen vetëm këmbën e majtë të kundërshtarit, që rrëzohet. Jo vetëm ishte penallti për t’u parë qysh në fushë, por ndërhyrja e VAR-it do të kishte qenë e duhura. Në vend të kësaj, Orsato nuk pa asgjë. Valeri? Ai e ka parë mirë…

Bennacer-Koluibaly dhe goli i Giroud

Bennacer-Koulibaly kontakti është i pashmangshëm. Le të sqarojmë: nëse Orsato do të kishte fishkëllyer penallti, VAR-i nuk do të kishte mundur të ndërhynte (dhe këtë e bëri në rastin në fjalë), por nuk ishte shumë për penalltinë, dinamika e rrëfyer nga vetë Bennacer:
“Koulibaly nuk bëri asgjë, ndaloi, nuk e di nëse ka pasur penallti, por ka pasur kontakt”. Goli i Giroud ishte i rregullt, sepse mbahej në lojë nga Koulibaly, në gjuajtjen e Calabria

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport milan napoli milan napoli

Sondazh

Poll