Sport

Racizëm ndaj Gnabry dhe Choupo-Moting, një punonjës historik i Bayern pushohet nga puna…

7 Mars 2022, 11:31 Nga DOSJA
Racizëm ndaj Gnabry dhe Choupo-Moting, një punonjës historik i

GJERMANI – Bayern Munich pushoi nga puna një nga punonjësit e tij të magazines, pas një episodi racist kundër Serge Gnabry dhe Eric Maxim Choupo-Moting.

Sipas “Bild”, burri kishte ftuar vajzën e tij në qendrën sportive të klubit, duke i thënë asaj për dy lojtarët: “Ja, ata që nuk sjellë në shtëpi”. Një frazë që punonjësit e tjerë e kanë dëgjuar dhe raportuar në krye të klubit, duke nënvizuar qëndrimin e tij racist.

Asgjë nuk është bërë publike, por sipas mediave gjermane, klubi ka vendosur të vazhdojë me seriozitetin më të madh, duke shkarkuar punonjësin e magazines, pavarësisht punës së tij shumëvjeçare brenda klubit.

Një episod i ngjashëm ndodhi disa vite më parë, gjithashtu te Bayern. Gjatë një grumbullimi veror në verën e vitit 2020, një trajner i të rinjve u gjobit dhe u pushua nga puna për përdorimin e termave racistë kundër disa lojtarëve në një bisedë në grup.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratori i bayern munich bayern munich futbollisti i bayern munich golashënuesi i bayern munich administratori i bayern munich bayern munich futbollisti i bayern munich golashënuesi i bayern munich

Sondazh

Poll