Politike

VD: Pse s’i bashkohet Jozefina Topalli ‘Foltores’? Ish-kryetarja e Kuvendit:S’dua të dëmtoj

28 Shkurt 2022, 21:51 Nga DOSJA
VD: Pse s’i bashkohet Jozefina Topalli ‘Foltores’?

TIRANË– Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka treguar pse nuk i është bashkuar lëvizjes së liderit historik të Partisë Demokratie, Sali Berisha për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Në një intervistë për “Çim Peka Live”, Topalli tha se ajo po kontribuon, edhe pse nuk është e pranishme fizikisht, për koalicionin opozitar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Ajo shtoi se ka frikë se bashkimi i saj në “Foltore” mund të shkaktonte dhe kosto politike. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Çim Peka: Pse nuk i është bashkuar ‘Foltores’, Jozefina Topalli? Mendoni se lëvizja politike e 2021 nuk është pritur mirë? Keni frikë nga një reaksion i militantëve?

Jozefina Topalli: Unë nuk kam frikë. Koha më ka dhënë të drejtë. Lëvizja që bëra ishte tharmi dhe kjo është e vërteta. Tani ka marrë përmasa për arsye të tjera. Të thuash të vërtetën në një kohë gënjeshtrash, sic thotë Oscar ëilde, është një akt revolucionar. Unë jam krenar. Nuk kam gënjyer kurrë, asnjërin. Zhvillimet e fundit kanë treguar një gjë të tillë. Mund të isha unë e lënduar nga disa reagime të disave. Unë jam politikane, nuk e ul veten për t’u marrë me reagime të tjera. Aq më tepër, gjatë kësaj periudhe ka patur njerëz të mençur, demokratë që më kanë kërkuar falje.

Çim Peka: Në retorikën politike Foltorja erdhi tek ju, është një meritë që nuk ua mohojmë dot. Pse nuk i bashkoheni fizikisht?

Jozefina Topalli: Sepse nuk dua të dëmtoj. Ndoshta unë do të kisha qenë më e ashpër ndaj dikujt. Është më mirë të flasim pas 6 marsit. Unë aty jam, shpirtërisht, me mendje, me telefonata, me takime etj.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jozefina topalli jozefina topalli

Sondazh

Poll