Politike

Yuri Kim takohet me Xhaçkën, Sorecën dhe Shkurov: SHBA, BE e Shqipëria në krah të Ukrainës

28 Shkurt 2022, 17:35 Nga DOSJA
Yuri Kim takohet me Xhaçkën, Sorecën dhe Shkurov: SHBA, BE e

TIRANË- Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim është takuar me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe dy homologët e saj të Bashkimit Europian dhe të Ukrainës, Luigi Soreca dhe Volodymyr Shkurov. Takimi i sotëm ka pasur në fokus luftën dhe situatën në Ukrainë, ndërsa është shprehur mbështetja e vendit tonë por edhe e ndërkombëtareve ndaj Ukrainës.

“Së bashku me Olta Xhaçkën dhe Luigi Soreca duke iu shprehur Ambasadorit të Ukrainës, Volodymyr Shkurov solidaritetin tonë dhe mbështetja për Ukrainën. SHBA, BE dhe Shqipëria e të tjerët në mbarë botën qëndrojnë së bashku me vendosmëri duke kërkuar që Rusia të ndalojë pushtimin e saj të paramenduar, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës. SHBA do të vazhdojë të punojë me BE-në dhe Shqipërinë e aleatë dhe partnerë të tjerë për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e vetvetes. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të marrim masa konkrete, duke përfshirë sanksionet e paprecedentë, për të mbajtur përgjegjës qeverinë dhe zyrtarët rusë për veprimet e tyre,”-shkruan Yuri Kim krahas fotove. 

POSTIMI I PLOTË:

 

(1/4) “Iu bashkova Ministres së Jashtme @xhacka_olta & Ambasadorit të Bashkimit Europian @LSorecaEU për t’i shprehur Ambasadorit Ukrainas Volodymyr Shkurov solidaritetin dhe mbështetjen tonë për Ukrainën… https://t.co/boG8x95xuM

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 28, 2022

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lufta ukraine-rusi olta xhacka lufta ukraine-rusi olta xhacka

Sondazh

Poll