Politike

Alibeaj: Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën!

28 Shkurt 2022, 10:37 Nga DOSJA
Alibeaj: Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës,

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kërkuar votën e qytetarëve më 6 mars për kandidatin e PD-së në Shkodër, Xhemal Bushati. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj u shpreh se të gjithë ata që do ta japin votën e tyre për kandidatin e koialicionit “Shtëpia e Lirisë’, do të vijojnë të mbajnë në pushtet kryeministrin Edi Rama. Ndërsa kandidatja e Partia Socialiste, Majlinda Angoni, sipas PD-së, është e vendosur nga Tom Doshi. 

Deklarata e Alibejt:

Çdo shqiptar e ka parë se si non grata Tom Doshi, ka përcaktuar kandidaten e PS në Shkodër.
Shkodranët e dinë se cfarë ndodh me pushtetin e administruar nga Doshi. Ata e dinë se kush i merr tenderat, vendet e punës, kush i zgjedh drejtorët sot në Shkodër. Shkodranët e dinë se Tom Doshi është njeriu që vendos gjithçka në emër të Edi Ramës. Prandaj shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT apo do të refuzojnë non gratat. Demokratët në 6 mars do të vendosi nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, që ta ketë më pas për pazarin e rradhës me Ramën.Shkodranët me 6 mars do të duhet të zgjedhin nëse do ti nenshtrohen krimit dhe korrupsionit të përcaktuar si non grata nga SHBA, apo do ta shndërrojnë bashki në shërbim të tyre, në shërbim të qytetit. Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë: Kandidatët e non gratave apo birin tuaj Xhemal Bushatin! Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë! Kush zgjedh partinë e re të Metes dhe Berishës mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 enkelejd alibeaj zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll