Politike

Sulmet ruse në Ukrainë, Basha: Lufta nuk është kurrë një opsion, ka vend për dialog

28 Shkurt 2022, 09:21 Nga DOSJA
Sulmet ruse në Ukrainë, Basha: Lufta nuk është kurrë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një mesazh për sulmet që po ndodhin në Ukrainë. Basha bën thirrje për dialog mes shteteve pasi sipas tij, ka ardhur koha që shtetet të bashkohen në unitet dhe të punojnë me vendosmëri. Kreu i PD shton se sesioni i emergjencës i cili u propozua ditën e djeshme nga Shqipëria dhe SHBA në OKB, ishte një mundësi e mirë për të demonstruar një qëndrim të unifikuar i cili është pro paqes.

POSTIMI I BASHËS:

Sesioni Emergjent i OKB-së pas Rezolutës së KS të KS të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe, NATO dhe BE. Lufta nuk është kurrë një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim. Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë. Kjo është koha për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë. #QëndroniMeUkrainë

Sot do të ketë zhvillime të reja mes Rusisë dhe Ukrainës. Në Bjellorusi do të takohet delegacionet e dy shteteve, me shpresën për t’i dhënë fund luftës e cila sot është në ditën e 5-të.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lufta ukraine-rusi lulzim basha lufta ukraine-rusi lulzim basha

Sondazh

Poll