Politike

SONDAZHI/ Kush e fiton Shkodrën nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

24 Shkurt 2022, 22:08 Nga DOSJA

SHKODËR– 36,3% e votuesve shkodranë zgjedhin kandidatin e mbështetur nga Sali Berisha, Bardh Spahia në krye të bashkisë, nëse zgjedhjet e 6 Marsit do të mbaheshin sot. Kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni do të merrte më shumë vota (26,4%) se kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati (9,9%). Një në katër (27,4%) votues është i pavendosur ose nuk do të dilte në votim nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Barometri i Euronews Albania pyeti qytetarët me të drejtë vote në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe kandidatët për bashkinë e tyre.

Shkodranët që në zgjedhjet e fundit kanë votuar PD, sot mbështesin në mënyrë dërrmuese (70%) kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia. 17% e tyre do të votonin kandidatin e PD, Xhemal Bushati. Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Shkodër, në datat 12-18 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bardh spahia majlinda angoni xhemal bushati zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 bardh spahia majlinda angoni xhemal bushati zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll