Politike

KUVENDI/ Zgjidhen pa konsesus anëtarët e KLP dhe KLGJ

24 Shkurt 2022, 15:49 Nga DOSJA
KUVENDI/ Zgjidhen pa konsesus anëtarët e KLP dhe KLGJ

TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi sot disa anëtarë të rinj të organeve të drejtësisë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ilir Rusi dhe Yllka Rrupa morën sot 84 vota nga Kuvendi për dy vende vakante në KLGJ, ndërsa Mirela Bogdani mori 81 vota për anëtare të KLP.

Megjithëse nuk morën 2/3 e votave nga Kuvendi, Kushtetuta lejon që pas 3 tentativave jo të suksseshme për votëbesim në Kuvend, kandidatët zgjidhen automatikisht në këto organe të drejtësisë.

“Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga nënkomisioni përmblidhen në një listë dhe i dërgohen Kryetarit të Kuvendit. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve me 2/3 e të gjithë anëtarëve. Nëse lista rrëzohet, procedura përsëritet në nënkomision sipas pikës 7 të këtij neni, por jo më shumë se dy herë. Në rast se pas zhvillimit për herë të tretë të procedurës Kuvendi nuk miraton listën e paraqitur, kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Procedura e detajuar rregullohet me ligj”, thuhet në ligj.

Kujtojmë që Partia Demokratike paditi Kuvendin në Gjykatë Kushtetuese para disa ditësh lidhur me përzgjedhjen e kandidates Mirela Bogdani me short. Selia blu konsideron se është paracaktuar zgjedhja e një anëtari të organit të drejtësisë së Kuvendit duke shkelur Kuvendin.

LAJMI KRYESOR: Basha: Dënojmë rusët, inceneratorët, vjedhja e madhe. PS: S’ka 430 mln €, me aleatët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike klgj klp klgj klp

Sondazh

Poll