Politike

Inceneratorët/ Salianji: Rama intimidon drejtësinë, drejtësia të bëjë detyrën

24 Shkurt 2022, 15:04 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Salianji: Rama intimidon drejtësinë,

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike tha se drejtësia në Shqipëri duhet të bëjë punën për aferën e inceneratorëve të mbeturinave. Ai akuzoi se kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesor i kësaj afere korruptive. Salianji theksoi të gjitha mbeturinat po dërgohen në inceneratorin e Tiranës për tu krijuar monopol. Ai  tha se Rama po mbron të gjithë personat e implikuar në këtë aferë.

“Nuk ka asnjë njeri në këtë vend përvecc kryeministrit që të vendosë të gjithë qeverinë, 6 minsitri, 6 bashki të këtij vendi, agjencitë shtetëroe dhe i ccon paratë te përfitues të Partisë Socialiste. Ti shkohet deri në fund sicc i shkoi komisioni hetimor dhe tani drejtësia. Gjoksi që i vendos kryeministrit, tregon se po intimidon drejtësinë se e di që do shkojnë të gjithë atje. Pse sillen në Tiranë në të gjitha mbetjet? Monopoli i Tiranës kërkon të gllabërojë më shumë. Janë dhënë 430 milionë euro edhe ende sështë në punë”, u përgjigj deputeti Ervin Salianji.

LAJMI KRYESOR:LIVE/ Basha: Dënojmë rusët, inceneratorët, vjedhja e madhe. PS: S’ka 430 mln €, me aleatët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin salianji ervin salianji

Sondazh

Poll