Politike

Tabaku: Inceneratorët aferë korruptive, qeveria s’ndoqi rekomandime e Komisionit Europian

24 Shkurt 2022, 09:59 Nga DOSJA
Tabaku: Inceneratorët aferë korruptive, qeveria s’ndoqi

TIRANË – N/kryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku u shpreh në mbledhjen e 14-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asosicimit BE-Shqipëri se inceneratorët janë një histori korrupsioni në Shqipëri. Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar tha gjithashtu se qeveria shqiptare nuk ka ndjekur rekomandimet e Komisionit Europian për menaxhimin e mbetjeve. Ajo theksoi se Shqipëria duhet të përshpejtojë zbatimin e legjislacionit për mbetjet e papërpunueshme.

“Në këtë kontekst, politika e qeverisë bazuar tek inceneratorët, nisur nga përvoja e deritanishme ka patur  mungesë të transparencës dhe llogaridhënies. Kjo ka  cuar në shndërrimin e një afere të vërtetë korruptive, e cila kërkon zbardhje nga ana e drejtësisë para opinionit publik por dhe vetë partnerëve tanë europianë. Incenerarorët  nuk kanë zgjidhur në mënyrë të qëndrueshme problemin e menaxhimit të mbetjeve. Qartësisht kjo politikë nuk ka adresuar dhe prioritizuar rekomandimet e vazhdueshme nga Komisioni Europian mbi nevojën e një strategjie të qëndrueshme që garanton ndarjen e mbetjeve në burim, reduktimin e varësisë së landfilleve, riciklimin dhe ripërdorimin ku mundet.

Shqipëria duhet të promovojë ekonominë qarkulluese dhe duhet të stimulojë parandalimin, reduktimin dhe riciklimin e mbetjeve për të reduktuar depozitimin e mbetjeve.

Duhet të përshpejtojë zbatimi i legjislacionit për mbetjet e papërpunueshme”, tha Tabaku.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve jorida tabaku afera e inceneratorëve jorida tabaku

Sondazh

Poll