Politike

Berisha sulmon Manjën: Ke firmosur mbytjen e Peshkopisë, vetëm dibran nuk quhesh

24 Shkurt 2022, 12:15 Nga DOSJA
Berisha sulmon Manjën: Ke firmosur mbytjen e Peshkopisë, vetëm

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja se ka firmosur për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, i cili do të shkaktojë përmbytje të Dibrës. Sot në parlament, Berisha tha gjithashtu se Manja nuk është dibran i vërtetë për aktin që ka bërë dhe i kërkoi që të bënin debat publik në Peshkopi.

“Ke dhënë firmën për mbytjen e peshkopisë. Si njeriu që tentoi qëi  bëri gjëmën më të madhe Dibrës, që sja bëri dot asnjë pushtues. Të kërkoj të vish në debat publik në Peshkopi para dibranëve për qëndrimet rreth Skavicës. Kam thënë për Skavicën, varianti i vogël duhet të bëhet se nuk përmbyt shtëpi. çdo gjë mund të quhes, po jo një dibran”, u shpreh Berisha.

LAJMI KRYESOR:  LIVE/ Basha: Dënojmë rusët, inceneratorët, vjedhja e madhe. PS: S’ka 430 mln €, me aleatët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll