Politike

“Ballkani i Hapur s’ka sukses”, Tabaku: Vetëm protagonizëm, asgjë konkrete

24 Shkurt 2022, 09:50 Nga DOSJA
“Ballkani i Hapur s’ka sukses”, Tabaku: Vetëm

TIRANË – N/kryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e konsideroi iniciativën e “Ballkanit të Hapur” si dështim dhe thjesht protagonizëm mes liderëve. Në takimin e 14-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri, Tabaku i dha rëndësi faktit që Shqipëria duhet të lobojë për Kosovën dhe të drejtat e saj. Për Shqipërinë, Tabaku tha se Kosova është vëlla dhe mik.

“Ballkani Perëndimor i është bashkuar dhe procesit i Berlinit. E mbështesim iniciativat, Open Ballkan e konsiderojmë jo të suksesshëm. Ka protagonizëm, por jo diçka konkrete. Pa qenë Kosova atje nuk do të ketë proces përfshirës. Shqipëria duhet të lobojë kur mungon Kosova. është prioritare që  Shqipëria duhet të lobojë për Kosovën dhe të drejtat e saj. Jemi ende në fazën e nënshkrimit të marrëveshjes. Kanë të drejtë të sillen si liderë kur nuk janë lider. Kosova është mik dhe vëlla, ndryshe nga ndonjë vend tjetër i Ballkanit”,  u shpreh deputetja e PD Jorida Tabaku.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ballkani i hapur jorida tabaku ballkani i hapur jorida tabaku

Sondazh

Poll