Politike

Eurodeputeti irlandez: Incenerimi i mbetjeve, zgjidhja e fundit në vendet e BE

24 Shkurt 2022, 10:08 Nga DOSJA
Eurodeputeti irlandez: Incenerimi i mbetjeve, zgjidhja e fundit në vendet e

TIRANË – Eurodeputeti irlandez Ciaran Cuffe e konsideroi djegien e mbetjeve si zgjidhjen e fundit që aplikohet në vendet e Bashkimit Europian. Në takimin e 14-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit Shqipëri-BE, anëtari i Parlamentit Europian theksoi se vendi jonë duhet të bëjë më shumë për të reduktuar ndotjen e ajrit nga dioksidi i karbonit, i cili po rritet në shifra të mëdha. Ai theksoi se BE ka prioritet një qasje ndaj riciklimit dhe ripërdorimit të mbetjeve.

“Incenerimi duhet të mbetet zgjidhja e fundit në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në vendet e Bashkimit Europian dhe sipas acquis të BE, sepse tranzicioni për ekonomi të gjelbërt prioritizon një qasje ndaj riciklimit dhe ripërdorimit. Shqipëria do të duhet të bëj më shumë për çështjet e ndotjes mjedisore për shkak të të shqetësimeve rreth cilësisë së ajrit dhe emetimit të CO2 në ajër e cila është në shifra të mëdha”, u shpreh eurodeputeti irlandez Ciaran Cuffe.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll