Politike

“O zemra, më keni hyrë në dhomën e gjumit”, replika të forta mes Ahmetajt dhe Sulës

24 Shkurt 2022, 16:58 Nga DOSJA
“O zemra, më keni hyrë në dhomën e gjumit”,

TIRANË – Zv/kryeministri Arben Ahmetaj replikoi ashpër me deputetët e Partisë Demokratike sot në Kuvendin e Shqipërisë. Ai iu drejtua duke thënë ndaj tij është bërë sulm personal madje duke shkuar dhe në jetën intime. Edhe pse shtoi se nuk është marrë kurrë personalisht me jetët e kundërshtarëve, por tashmë vetë ai do të merrej me këtë gjë.

“Djathtas, por jo vetëm është hedhur shumë baltë, deri në personale, deri ke dhoma e gjumit. Unë s’i jam futur askujt te jeta personale por nuk do ngurroj të gjithë ata që më janë futur”, u shpreh sot Ahmetaj në parlamentin e Shqipërisë.

Ai akuzoi deputetin e PD Dashnor Sulën se ka privatizuar në emër të kunatit një pronë publike në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, nr.2 i qeverisë deklaroi lidhur me akuzat se ka udhëtuar 12 herë jashtë Shqipërisë me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin se nuk ka lëvizur fare jashtë vendit në vitin 2019.

LAJMI KRYESOR: LIVE/ Basha: Dënojmë rusët, inceneratorët, vjedhja e madhe. PS: S’ka 430 mln €, me aleatët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll