Politike

Tabaku:Nano të sjellë informacione për lëvizjet e Veliajt, Gjiknurit, Ahmetajt dhe Subashit

24 Shkurt 2022, 14:29 Nga DOSJA
Tabaku:Nano të sjellë informacione për lëvizjet e Veliajt,

TIRANË – N/kryetarja e Komisioni Hetimor Parlamentar për aferën e inceneratorëve Jorida Tabaku kërkoi bëri sot disa kërkesa ndaj disa insitucioneve lidhur me çështjen e sipërpërmndur. Për mediat përpara Kuvendit të Shqipëri, ajo theksoi se ka kërkuar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj që të sjellë dokumentacionin e komunikimit ndërinsitucional lidhur me procedurën e garës për inceneratorët. Gjithashtu ajo iu drejtua dhe kreut të Policisë së Shtetit Gledis Nano për të sjellë informacion rreth lëvizjes së Veliajt, zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, sekretarit të PS Damian Gjiknurit dhe kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi.

Kërkesa tjetër e Tabakut iu drejtua dhe njërit prej pronarëve të inceneratorëve Klodian Zoto për të dërguar librin e marrjes së pagesave nga buxheti për inceneratorët. Më tej, n/kryetarja e PD shtoi se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po ndien presionin nga informacionet e dala për t’i shkuar çëshjes deri në fund.

“Shqiptarët vazhdojnë paguajnë përditë, buxheti varfërohet. Bashkia e Tiranës tësjellë komunikimin e instucioneve për procedurën në hetim. Sekretariati i bashkisë premtoi se do t’i sillte. Kompania e Zotos të sjellë librat e shitjes dhe blerjes, ka marrë të gjtihë pagesat nga buxheti i shtetit. Gledis Nano të sjellë lëvizjet e të gjitha personave që kemi kërkuar për Veliaj, Gjiknurin, Ahmetajn dhe Subashin. Informacioni ka qenë publik në media. E kërkojmë zyrtarisht. Pak ditë kemi për të mbyllur dokumentacionin. Dje qeveria tregoi si korrupsioni qeveritar me firmë e vulë nga Edi Rama u mbrojt nga Rama. Ata e pranuan. Veliaj tha se s’ka vendim këshili bashkiak për autorizimin e fondeve. Besoj se i gjithë informacion është publik, 3 kompani pa përvojë kanë marrë 430 milionë euro dhe SPAK ndien peshën e informacionit publik dhe të veprojë. Falenderoj qytetarët në emër të PD. Interesi jonë është të vendosim para përgjegjësisë personat që kanë abuzuar me 430 milionë euro”, tha Jorida Tabaku sot për mediat.

LAJMI KRYESOR: Basha: Dënojmë rusët, inceneratorët, vjedhja e madhe. PS: S’ka 430 mln €, me aleatët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll