Politike

Ukraina e sulmuar nga Rusia, Kryemadhi: Të kemi qëndrim serioz dhe të qartë

24 Shkurt 2022, 14:33 Nga DOSJA
Ukraina e sulmuar nga Rusia, Kryemadhi: Të kemi qëndrim serioz dhe

TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi kërkoi sot që Komisioni i Politikës së Jashtme të krijonte një qëndrim të qartë, serioz dhe të prerë ndaj sulmit ushtarak rus në Ukrainë. Sot në Kuvendin e Shqipërisë, drejtuesja e LSI shtoi se përderisa Shqipëria është anëtar i NATO-s duhet të ketë një qëndrim politik dinjitoz dhe jo sporadik e qesharak. Kryemadhi shprehu bindjen se në parlamentin shqiptar, pavarësisht dallimeve politike, të gjithë janë kundër sulmit agresiv ushtarak rus në Ukrainë.

“Të nderuar kolegë. Në fakt diskutimi sotëm do të ishtë për situatën që po ndodh në Ukrainë. Duke pasur parasysh që sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës janë cënim i hapur i drejtëpërdrejtë i paqes jo vetëm në Europë por dhe në botë. Këto veprime që janë shkatërrimtare për jetën e qytetarëve atje por jo vetëm të qytetarëve por dhe të ekonomisë, të paqes, të zhvillimit, të shëndetit të cilat prekin rajonin por jam e bindur që shumë shpejt do të prekin dhe ekonominë shqiptare dhe sigurinë e vendit tonë. Prandaj do të ishte normale që Komisioni Politikës Jashtmë në Parlamentin shqiptar duhet të ketë një mesazh të qartë për të gjithë deputetët. Jam e bindur që pa dallim partive politike dhe ideve që përfaqësojmë të gjithë jemi kundër sulmeve që Rusia ka bërë në Ukrainë. Do të ishte shumë domethënëse që Komisioni i Politikës së Jashtme të kishte një qëndrim të qartë për të gjithë deputetët dhe jo vetëm për deputetët por dhe për të gjitha institucionet shqiptare duke u unifikuar me Ministrinë e Jashtme shqiptare. Qëndrimi i Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe si një aspirante për të qenë pjesë e Bashkimit Europian duhet të jetë komunikim dinjitoz, jo sporadik dhe jo qesharak. Por me atë modestinë tonë që kemi qoftë në ushtri, qoftë dhe në diplomaci në modesti të jemi serioz në prezantimin tonë”, tha sot Kryemadhi.

LAJMI KRYESOR: LIVE/ Basha: Dënojmë rusët, inceneratorët, vjedhja e madhe. PS: S’ka 430 mln €, me aleatët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll