Politike

Inceneratorët/ Manja: Sot në 2022 opozita ka aftësinë të kapë korrupsionin në vitin 2050

24 Shkurt 2022, 11:21 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Manja: Sot në 2022 opozita ka aftësinë

TIRANË – Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja foli rreth çështjes së inceneratorëve. Në Kuvendin e Shqipëri, ministri socialist ironizoi opozitën duke thënë se ka arritur të zbulojë në 2022 aferën korruptive që do të ndodhë pas afro 30 vitesh. Ai shtoi se puna e komisionit hetimor tregoi se drejtësia po funksionon në Shqipëri. Manja tha gjithashtu se nuk ka më në këtë vend drejtësi politike.

“Madje disa herë disa anëtarë të këtij komisioni u sollën si anëtarë të inkuizicionit. Ka organe të tjera që me pyetje kërkojnë zbulimin e të vërtetës. Një ditë mburreshin se SPAK ka arrestuar ministra dhe ish-ministra, ditën tjetër thoshin se drejtësia është e kapur. Të nderuar kolegë gjejeni një emërues të përbashkët

Dhe pritëm që të na e sqaronin këtë. Me qindra orë hetim parlamentar dëgjuam akuza portalesh. Dhe nën zë dëgjuam shifra 10-fish më të ulët. Pra, shkurt pastër dhe qartë nga buxheti i shtetit janë paguar 55.3 mln euro për Elbasanin dhe Fierin dhe asnjë lekë për Tiranën, ku tërësisht paguhet tarifë shërbime. Sot në 2022 kanë aftësinë të kapin korrupsionin në vitin 2050. Këta ose mendojnë se do të vijnë në 2050 në pushtet ose mendojnë se po i bëjnë një shërbim gjeneratave të vitit 2050.

Kryetari i opozitës sot, kur ishte kryetar bashkie e kërkonte 38 euro për ton. Në atë kohë Tirana ishte më e vogël. Kjo nuk e arrin dot abuzimin me Rrugën e Kombit.Ky komision tregoi se reforma në drejtësi po funksionon. Ka vetëm një drejtësi, nuk ka drejtësi mediatike apo mikse. Ka vetëm një drejtësi, ajo që japin gjykatat e vendit. Ta lëmë SPAK-un dhe drejtësinë që të japë drejtësi. Nuk ka më në këtë vend drejtësi hajnash politikë”, tha Ulsi Manja sot në parlament.

LAJMI KRYESOR: LIVE/ Basha: Dënojmë rusët, inceneratorët, vjedhja e madhe. PS: S’ka 430 mln €, me aleatët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll