Politike

“U grabitën 430 milionë euro pa bërë asgjë”, Çupi: Komisioni tregoi hajdutërinë e madhe

24 Shkurt 2022, 15:19 Nga DOSJA
“U grabitën 430 milionë euro pa bërë

“Për 4 muaj shqiptarët panë se një grup i mirëstrukturuar nga koka e qeverisë, i morën atyre 430 milionë euro pa bërë asgjë. Puna e Komisionit për Inceneratorët po nxjerr në shesh hajdutërinë më të madhe. Ajo çka u mor me të qeshur, rezulton të jetë skandali me përmasa të jashtëzakonshme. Deputetët e PD kanë sjellë arrestimin e një ish-ministri, marrjen në pyetje të deputetëve, dhe SPAK ka mbështetjen maksimale nga ne për të përfunduar këtë hetim. Rama tha se s’i duhen procedurat, s’ka përgjegjësi. Të gjithë kanë përgjegjësi. Janë lidhur kontrata pa procedura ligjore, pa studime, kontratat në favor të koncesionarit. Milionat e shqiptarëve për udhëtime dhe reklama. Asnjë nga tre qytetet skanë në funksion inceneratorët. 430 milionë euro më pak në xhepat e shqiptarëve. Rama tha se sjanë aq, por 55 të paguara dhe të tjerat të pritje”, tha deputetja demokrate Dhurata çupi.

LAJMI KRYESOR: LIVE/ Basha: Dënojmë rusët, inceneratorët, vjedhja e madhe. PS: S’ka 430 mln €, me aleatët

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll