Politike

“Ra teoria e 430 milionë eurove”,Balla: Berisha antiamerikan, ikën kur flas unë

24 Shkurt 2022, 14:54 Nga DOSJA
“Ra teoria e 430 milionë eurove”,Balla: Berisha antiamerikan,

TIRANË – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se pretendimi i opozitës se janë vjedhur 430 milionë euro për 3 inceneratorët e plehrave ra ditën e djeshme. Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, zyrtari i lartë socialist sulmoi dhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke thënë se ai është anti-amerikan. Ai u kërkoi deputetëve socialistë dhe demokratë të Dibrës që të mbajnë qëndrim të përbashkët në mbrojtje të ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Balla e konsideroi këtë projekt historik dhe strategjik për Shqipërinë dhe se mbvështetet nga SHBA.

“Kështu që në këtë këndvështrim një gjë është e qartë si drita e diellit, ju paskeni pasur hallin se si do të jetë buxheti i bashkive respektive në vitin 2047 dhe keni pasur hallin të paraprini se si do të menaxhohet buxheti i bashkisë Tiranë, apo i bashkive të tjera në vitin 2047. Ju falënderojmë që mendoni që ne do të jemi përsëri në pushtet në vitin 2047. Kjo është diçka që nuk na kishte shkuar ndërmend, por e vërteta e 430 milionëshit, besoj se të gjithë kemi rënë dakord, që ra. Mbrëmë ratë nga 430 në 100 milionë, në deklarimin e fundit që bëri përfaqësuesja juaj, por nëse do shkojmë qindarkë më qindarkë, të jeni të sigurt se asgjë prej gjithë atij mashtrimi të madh që u ngrit, besoj që nuk do qëndrojë në fund. Asgjë prej gjithë atij mashtrimi të madh që u ngrit, nuk do qëndrojë në fund. Komisoni të hartojë raportin. E kam me njërin që ikën kur unë marr fjalën, Saliu iku. Edhe që e ka bërë për disa seanca. Ai nuk ka hallin e dibranëve. Ai ka hallin për t’ju vënë kundër SHBA. I bëj thirrje deputetëve të PD në Dibër, që bashkë me ato të PS, të mbajnë një qëndrim të përbashkët. Investimet amerikanë në Shqipëri janë strategjike. Skavica është projekt historik për pavarësinë energjitike të Shqipërisë, pavarësinë e digave”, deklaroi Taulant Balla sot në Kuvend.

LAJMI KRYESOR: LIVE/ Basha: Dënojmë rusët, inceneratorët, vjedhja e madhe. PS: S’ka 430 mln €, me aleatët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha skavica taulant balla sali berisha skavica taulant balla

Sondazh

Poll