Politike

Udhëtime me Zoton dhe Mërtirin? Ahmetaj: O zemra, s’kam dalë nga Shqipëria në 2019

24 Shkurt 2022, 11:38 Nga DOSJA
Udhëtime me Zoton dhe Mërtirin? Ahmetaj: O zemra, s’kam

TIRANË – Zv/kryeministri Arben Ahmetaj u përgjigj lidhur me akuzat e Partisë Demokratike se ka udhëtua 12 herë jashtë vendit me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Sot në Kuvend, Ahmetaj theksoi se në vitin 2019 nuk ka dalë jashtë Shqipëri. Ai u përgjigj me batutë duke thënë “zemra”.

“Mos e ngri dorën kot, sjam detyrim kontraktor. Ai nxori makinën copë-copë, e bëri personale, flisni me letra. Tirana do ti kërkojë sa herë të mundi dhe qeveria do ti japë mbvështetje për të pastruar plehrat. Jo po shikoni, ju skeni dhënë aprovim. I patë procedurat? Ato janë procedurat, por mund të ketë dhe gabime të vogla administrative.  Unë jo, nuk bëj. Ju gëzoni që bëni punonjësit e administratës të qajnë. Në 2019, o zemra s’kam dalë nga Shqipëria kam qenë këtu. Kam mbajtur shumë në kurriz. Ai më ka hipur pa fund kurriz. Po s’ia bëj personale. Atij ia fal se ashtu e ka mentalitetin të rinjtë jo”, tha nr.2 i qeverisë Arben Ahmetaj.

LAJMI KRYESOR: LIVE/ Basha: Dënojmë rusët, inceneratorët, vjedhja e madhe. PS: S’ka 430 mln €, me aleatët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben ahmetaj arben ahmetaj

Sondazh

Poll