Politike

Lufta në Ukrainë, Yuri Kim takim URGJENT me Ramën e Xhaçkën: Do koordinohemi ngushtë

24 Shkurt 2022, 15:35 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Yuri Kim takim URGJENT me Ramën e

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Edi Rama dhe me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka lidhur me sot me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, njoftohet se Kim ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë për t’u koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Rusisë.

“Ambasadorja Yuri Kim bisedoi sot me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtme, Olta Xhaçka për pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë në NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo për të vënë Rusinë përpara përgjegjësisë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqes e sigurisë globale,”-shkruhet në njoftimin zyrtar.

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, dhjetra viktima, mes tyre dhe civilë (ZHVILLIMET)

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll