Politike

Inceneratorët/ Balluku: Akuza e opozitës prej 430 milionë eurosh u shumëzua me zero

24 Shkurt 2022, 15:23 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Balluku: Akuza e opozitës prej 430 milionë eurosh

TIRANË – Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se pretendimi i opozitës se qeveria ka grabitur 430 milionë euro nëpërmjet aferës së ineneratorëve u shumëzua me zero dje në komisionin hetimor parlamentar. Sot në Kuvend, Balluku akuzoi opozitën se e përdori çështjen e inceneratorëve si kalë beteje kundër qeverisë. Ajo theksoi se ky projekt do të shkojë deri në fund.

“Nuk janë thjesht incineratorë që u kthyen në një kalë beteje politike siç kthehet çdo gjë këtu. Këto janë impiante të përpunimit të mbetjeve që kryejnë një sërë procesesh deri në prodhimin e energjisë që do shkojë për këto bashki.

Do të vendosin ata nëse do ta shesin apo jo. E gjitha kjo u shumëzua me zero dhe iu vu numri 430 milionë euro, por që ne që ishim pjesë e komisionit kur iu drejtuam opozitës nga doli kjo shumë , askush nuk arriti të na e thoshte pasi morën atribute gjyqtari.

E dini ju çfarë është 430 milionë euroshi i shpikur i zonjës Tabaku? Është shifra totale që në 30 vitet e ardhshme deri në 2047 do të jetë shifra që do të paguhet për shërbimin e mbledhjes së mbetjeve. Pra, zonja Tabaku ka bërë një llogaritje se sa do të kushtojë shërbimi i mbledhjes së mbetjeve”, u shpreh ministrja Balluku.

LAJMI KRYESOR: LIVE/ Basha: Dënojmë rusët, inceneratorët, vjedhja e madhe. PS: S’ka 430 mln €, me aleatët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll