Politike

“Afera e inceneratorëve u bë qesharake”, Kryemadhi: Komisioni amnistoi skandalin

24 Shkurt 2022, 15:15 Nga DOSJA
“Afera e inceneratorëve u bë qesharake”, Kryemadhi:

Monika Kryemadhi: Afera e inceneratorëve u bë qesharake me Komisionin e djeshëm. E djeshmja ishte reklama më e lirë që i ka kushtuar Ramës me atë komision që për mua ishte një amnistues së aferës së inceneratorëve që mbulon krimin që ka ndodhur me të. Ne kemi bërë hetim, kemi dorëzuar dosjen në SPAK. Një nga faret më të mëdha të Grupit të strukturuar kriminal të zbardhet njëherë e mirë. Nuk është vetëm çështja  e inceneratorëve, është ujësjellësi, AZHBR, për të cilat nuk flet kush. Nëse Komisioni i Inceneratorëve ku opozita vendosi veton që LSI të mos jetë pjesë, shërben për ta mbyllur aferën dhe për ta vendosur SPAK me shpatulla pas murit për të dhënë një vendim politik, kjo është tjetër gjë. Jua bëj të qartë që çështjen e inceneratorëve do e vazhdoj deri në fund sepse nuk është vetëm Lefter Koka, por shumë të tjerë të përfshirë dhe koka është vetë Rama.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll