Politike

Replika Ahmetaj-Sula: Ke privatizuar në emër të kunatit, deputeti: I di bëmat e tua

24 Shkurt 2022, 14:37 Nga DOSJA
Replika Ahmetaj-Sula: Ke privatizuar në emër të kunatit,

TIRANË – Zv/kryeministri Arben Ahmetaj dhe deputeti demokrat Dashnor Sula replikuan sot në Kuvendin e Shqipërisë. Sula i tha Ahmetajt se i njeh bëmat e tij dhe personalisht që në vitin 1987. Nr.2 i qeverisë iu kundërpërgjigj duke e akuzuar deputetin e PD se ka privatizuar pronë publike në emër të kunatit të tij. Ahmetaj e kërcënoi më tej se do të gjente se ku i punonin prindërit deputetëve demokratë.

Më pas, Sula bëri replikë dhe tha se në krahasim mes tij dhe zv/kryeministrit, ky i fundit ka akuza pafund.

REPLIKAT DASHNOR SULA-ARBEN AHMETAJ:
Sula: Të njoh shumë mirë që në ’87, po ashtu edhe bëmat e tua.

Ahmetaj: Do i marr resht në Gjykatë. Ka dalë me makinë thoni. Nuk jeni 007. Ku ka konflikt interesi. Shqipëri është e vogël. Je në konflikt interesi me kë? Më akuzuat me Klod Zoton në makinë dhe doli që nuk ishte në makinë? Ne jemi vend i vogël. Nuk ka më Arianit Cela. Se ke privatizuar në emër të kunatit, mbaje mend ti ta tregoj unë ty. Ti ke privatizuar në emër të kunatit.  Nuk duhet të ishe këtu. Ke privatizuar pronë publike. Do ju marr një nga një ku ju punojnë prindi. Nuk duhet të ishe këtu. Ke privatizuar pronë publike.

Sula: I njohim bëmat tua. Njihemi shumë mirë bashkë. Akuza për mua deri ke stadiumi është nuk ka të tjera, ti ke pafund.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Seanca parlamentare/ Basha: Dënojmë agresionin rus. Spiropali: Jemi pranë aleatëve

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben ahmetaj dashnor sula kuvendi i shqiperise arben ahmetaj dashnor sula kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll