Politike

Ç’di Rama? Sherr me Tabakun: Mos përmend Lefterin se kur Luli të jetë në qeli… (VD)

23 Shkurt 2022, 19:09 Nga DOSJA
Ç’di Rama? Sherr me Tabakun: Mos përmend Lefterin se kur Luli

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të rëndësishëm por që nuk është kapur nga mediat pasi ka folur pa mikrofron, duke replikuar me kryetaren e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku. Në një moment, Rama i kërkoi Tabakut që të mos përmendë ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka sepse nuk do e bëjë një gjë të tillë kur sipas tij, në pranga të përfundojë edhe kryedemokrati Lulzim Basha të burgoset.

“Mos përmend Lefterin se nuk është etike, mund të jetë Luli një ditë atje në burg dhe mbaje mend! Unë kurrë nuk ta përmend Lulin kur të jetë atje, kurrë!,”-tha Rama në fjalën e tij.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar më 14 dhjetor 2021 me akuzat për shpërdorim detyre dhe korrupsion lidhur me inceneratorin e Elbasanit, por Basha për çfarë do të prangoset? Ç’di Rama?

LAJMI KRYESOR: Opozita: Procedura joligjore, Rama: S’merrem me këto, secili përgjigjet vetë para ligjit

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama jorida tabaku komisioni per inceneratoret edi rama jorida tabaku komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll