Politike

Aksidenti i Ahmetajt në Kumanovë/ Këlliçi: Shkeli Kodin Etik, Rama: S’ishte ministër…

23 Shkurt 2022, 17:46 Nga DOSJA
Aksidenti i Ahmetajt në Kumanovë/ Këlliçi: Shkeli Kodin

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ka përmendur kryeministrit Edi Rama Kodin Etik që ai vendosi për kabinetin e tij, duke i risjellë edhe aksidentin e tashmë zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj me Mirel Mërtirin, një nga pronarët e kompanive që kanë marrë përsipër inceneratorët, në Kumanovë. Në Komisionin Hetimor, Rama iu përgjigj dhe tha se shkelje nuk ka, pasi asokohe Ahmetaj nuk e mbante më postin si ministër i Financave. 

PJESË NGA BISEDA:

Këlliçi: A keni vendosur një kod etike, e nëse do të shkelej do të merreshin masa ndaj kabinetit. A jam korrekt në këtë citim?

Rama: Po

Këlliçi: Ministri i Financave në një udhëtim privat në zonën e Kumanovës, me një nga personat që ka marrë tre koncesione. A nuk është shkelje etike kjo?

Rama: E para, meqë më pyete për kodin etik. E kam kërkuar që të vendoset në qeveri. Është aprovuar që në fillim fare. Është vendosur që kryeministri dhe ministrat nuk udhëtojnë me biznes, përveç rasteve të veçanta. Kryeministri dhe ministrat nuk dalin me pushime jashtë shtetit. Për dhuratat kanë një limit, sot në Këshillin e Ministrave ka një muze me dhurata që kanë vlerë shum të madhe. I kam regjistruar dhe ia kam lënë shtetit shqiptar. Lidhur me atë që më tregoni, janë shtuar dhe të tjerë më pas. Kanë të bëjnë edhe me biznesmenët. Siç është futur që familjarë të ministrave pa prezencën e ministrit të kalojë nga VIP-i. Me biznesmenë asnjë tjetër veç bisedave që janë lidhur me interesin e punës. Nga ana tjetër duke pas parasysh rrethanat duhet pasur parasysh gjithçka. Djali i ish-kryeministrit ha e pi me një nga grupet mafioze më të egra të Europës. A është arsye që të them që djali i ish-kryeministrit është mafioz? Mos ta zgjas më shumë zinxhirin se nuk dua… Kur ka dalë fotoja nuk ka qenë ministër. Po të dolën foto të pakëndshme ty, unë do të mbroj.

LAJMI KRYESOR: Opozita: Procedura joligjore, Rama: S’merrem me këto, secili përgjigjet vetë para ligjit

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi edi rama komisioni per inceneratoret belind kelliçi edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll