LIVE UPDATES
Aktualitet

Opozita: 430 mln euro vjedhje pa procedurë, Rama: S’merrem me to, secili flet para ligjit

23 Shkurt 2022, 06:25 Nga DOSJA
Opozita: 430 mln euro vjedhje pa procedurë, Rama: S’merrem me to,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dëshmoi për dhjetë orë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ku marrja në pyetje është shoqëruar me përplasje të forta e batuta me kryetaren e këtij komisioni, Jorida Tabaku e anëtarët Dhurata Çupi, Belind Këlliçi, Helidon Bushati, Luaçiono Boçi e Ina Zhupa. Shumë prej pyetjeve, kreu i qeverisë u është shmangur duke i konsideruar spekulime të opozitës. Gjatë gjithë kohës, ajo që u përpoq kryeministri të bënte ishte një lojë matematikore me llogaritë, edhe pse u vu para faktit që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj firmosi pa vendimin e Këshillit Bashkiak për inceneratorin e Tiranës, i cili mori edhe firmën nga vetë Rama një vit më pas. Pikërisht në këtë moment Rama u zu ngushtë dhe pranoi se ai nuk kishte lidhje me procedurat e ndjekura, madje kërkoi që Veliajt “t’i thyhej nota në sjellje” për faktin se ende nuk kishte depozituar shkresën e kërkuar. Atë që do ta “shpëtojë” nga telashi; vendimin e Këshillit Bashkiak për menaxhimin e plehrëve. Megjithatë sipas kreut të qeverisë, nga buxheti i shtetit janë paguar 55.3 mln euro për koncesionarin e Fierit dhe Elbasanit, ndërsa për Tiranën nuk është dhënë asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit.

Vetë Rama është shprehur se me tre personat e shpallur në kërkim Mirel Mërtiri, Klodian Zoto e Stela Gugallen nuk është takuar kurrë, por sipas tij, edhe nëse kjo gjë do të kishte ndodhur, nuk do të ishte domethënëse për komisionin apo hetimet që janë në vijim e sipër. I pyetur për miqësinë që ish-ministri Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri mund të ketë pasur me të njëjtët persona, Rama tha se kjo ishte një çështje ‘theshethemesh’ e se nuk ishte në interesin e tij rë shikonte se kush fle me kë, e se kush takon dikë tjetër. Debat pati në sallë kur u përmend edhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri që sot ndodhet pas hekura, kur Tabaku i kutjoi Ramës se dikur deklaronte se ishte krenar për ish-zyrtarin në fjalë. Rama bëri një paralelizëm me situatën në Partinë Demokratike teksa shtoi se edhe ata dikur ishin krenuar me ish-kryeministrin Sali Berisha ndërsa sot i kanë kthyer ‘kurrizin’ për shkak se është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Përmendja e ish-ministrit të Mjedisit gjithashtu të arrestuar trazoi të pranishmit në sallë. Ishte Tabaku që thoshte herë pas herë ‘7*7=49 me Lefter Kokën në burg’ gjë që bëri që Rama të ngrinte tonet e të kërkonte respekt duke shtuar se ai po përballet me drejtësinë e se ka gjithashtu një familje që e ndjek kudo.

Ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani, Rama tha se nuk e ka larguar për shkak se nuk ka miratuar inceneratorët. Duke hedhur akuza mbi Opozitën, kryeministri tha se në qeverinë që drejton ai nuk veprohet njësoj si në kohën e Partisë Demokratike me ministër Ridvan Boden që sipas tij kaluan 23 milionë euro koncnesion pa miratim të ministrit. I pyetur nëse duhet të ishte dorëhequr duke qenë se dy ministra i kanë përfunduar në burg, kreu i qeverisë përsëriti shprehjen ‘përgjegjësia para ligjit është individuale’. Për çështjen e impaintit të mbetjeve, Rama tha se është krenar për atë që ka bërë në tetë vite punë pasi kjo gjë ka bërë që në shumë zona të mos prodhohen më ‘re të zeza’. Ai tha se nuk merret me proceduat se kush i ndërton inceneratorët apo kush kompani i ndjek procedurat, por sheh vetëm punën e përfundimet. Me të tjerat tha se ka institucione që merren. Dhe kompanitë, sipas Ramës do të vijojnë të paguhen, pasi ende nuk ka një vendim të formës së prerë nga ana e drejtësisë në Shqipëri e se kontrata vijon.

I vënë përballë fotove nga Elbasani, tymit që çlirohet në atë zonë e protestës nga punonjësit e këtij impianti, Rama u mjaftua me vetëm dy fjalë përgjigje: Fazë transicioni! Sipas kryeministrit, inçeneratori i Elbasanit ka ngeur në atë gjendje, jo funksional pasi Prokuroria ka vendosur sekuestron, duke mos lejuar kalimin tek Bashkia e Elbasanit dhe duke e nxjerrë jashtë funksionit. Ai shtoi gjithashtu se nuk e preferonte përballjen eme foto, duke e paralelizuar situatën me një darkë q ëish-ministri Flamur Noka e djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni kishin ngrënë me vëllelzërit Osmani, kryetarë të një grupi të fuqishëm kokainë në Evropë që ndodheshin pas hekurave. Kryesocialisti tha se bazuar në foton e asaj darke mund të ngrinte shumë dyshime, por që s’e ka bërë këtë gjë, ndaj preferonte që edhe kundrejt tij të mos bëhej diçka e tillë. pamjet që iu vunë përballë nga deputeti Belind Këllicic nga Elbasani ku ishte me pronarët e kompanive që kanë marrë përsipër inceneratorët, nuk ishin rregues që Rama njihej me ta. Ai tha se s’mund të kishte njohje me persona që i rrinin pas kurrizit dhe tre metra larg. I pyetur për autoritetin kontraktues, Rama gjithashtu nuk dinte të thoshte asgjë, pasi tha se për të rëndësi ka vetëm finalja, një Shqipëri pa pehra, me procedurat merret ekipi. Përse janë zgjedhur inceneratorët e jo landfillët? Përgjigjen e kësaj pyetjeje, kreu i qeverisë e argumentoi duke thënë se landfillët nuk janë jetëgjatë e se kërkojnë tokë vazhdimisht duke bërë që si përfundim të jenë më të shtrenjtë se inceneratorët. Edhe kur përmendje fjala ‘incenerator’, Rama këmbëngulte se nuk kishte të tillë në Shqipëri, por impiantë të përpunimit të mbetjeve, duke ngritur edhe shumë pikëpyetje të tjera….

Aksidentin e Ahmetajt në Kumanozë, Rama nuk e komentoi, por tha vetëm se njerëzit nuk duhen implikuar për shkak të njohjeve të tyre, në atë kohë, Ahmetaj, sipas Ramës nuk ka qenë ministër e se akuzat që ngriheshin ishin të kota. Për evazionin fiskal e udhëtimet që Opozita pretendon se Mërtiri, Zoro e Gugallja kanë bërë me paratë e shqiptarëve, kryeministri tha se do të merren organet e drejtësisë e se nuk ishin në kompetencat e tij.  Libri “Korrupsioni shpjeguar të rinjve”, të shkruar nga Raffaele Cantone dhe Francesco Caringela është kthyer në objekt batutash në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Gjatë fjalës së tij, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i përkufizoi termin “Ecomafia”. Ndërsa kryeministri Edi Rama iu përgjigj me humor dhe tha se Cantone ishte këshilltari i tij dhe miku i ngushtë i sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Kreu i qeverisë kërcënoi me padi Boçin e po ashtu Tabakun për akuzën e ‘grupit të strukturuar kriminal’.

Ditën e djeshme në Komision u dëgjuan dëshmitë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj, të sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi dhe të Damian Gjiknurit. Deri më tani në pyetje gjithsej janë marrë 41 persona, ndërsa punimet janë planifikuar që të përfundojnë më 25 shkurt. Më pas, palët do të përpilojnë një raport, të cilin më pas do ta kalojnë në Kuvend. Prej gati 2 vitesh, opozita akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij se kanë abuzuar me projektet për ndërtimin e 3 inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Komisioni Hetimor për Inceneratorët u ngrit në tetor të 2021 dhe ka si kryetare deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe zv.kryetaren, deputeten socialiste Ermonela Felaj. Tre kontratat koncensionare kapin vlerën e 430 milionë eurove dhe janë në hetim prej kohësh edhe nga Struktura e Posaçme për Anti Korrupsionin (SPAK).

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mbyllet me SHERR komisioni! Rama: E shohim te populli! Tabaku: Ndjesë qytetarëve për baltën

“E neveritshme”, Rama përplaset me Zhupën, Tabaku mbyll komisionin: 5 minuta pushim!

Gështenja: Ia dhatë një kompanie pa licensë! Rama: Këtë grup kriminal kishim

Rama kërcënon Boçin: Do shihemi në Gjykatë ne të dy!

Reforma në drejtësi/ Rama flet pa mikrofon! Premton pranga e burg: Jam kryeministër!

Boçi nxjerr fotot: 22 mln euro për kancer, punëtorët në protestë. Rama: Fazë tranzicioni

Boçi: Kontratë e paligjshme? Rama: Nuk e di ç’ka ndodhur më 6 dhjetor…

“Mbyllini mikrofonin”, Tabaku kërkon ndihmë nga teknika, Rama: Më ngecët ujin…

E ka për Bashën? Rama: Në këtë sallë kam krijuar afrimitete të tmerrshme…

Boçi: Pse inceneratorë e jo landfillë? Rama: S’janë jetëgjatë, mungesë kulture për plehrat

Pyetet për autoritetin kontraktues, Rama: Nëse do flisja, duhet të më thonit ç’punë ke ti

Ç’di Rama? Sherr me Tabakun: Mos përmend Lefterin se kur Luli të jetë në qeli… (VD)

Këlliçi i shpjegon “Ecomafian”, Rama: E njoh autorin, është miku i “Don Agaçit”

Rama ngre një djalë në këmbë: E mo ti çohu, duket ai që është më foltoren, është qeros

Bushati: Po mendon përgjigjen. Rama: Janë taksa, bëni skonto nga milionat

13.2 mln euro evazion fiskal, Këlliçi: Kush mban përgjegjësi? Rama: Çështje e drejtësisë

Ardit Gjoklaj! Këlliçi nxjerr foton e Veliajt me prokurorin, Rama: S’flas, vendim gjykate

Aksidenti i Ahmetajt në Kumanovë/ Këlliçi: Shkeli Kodin Etik, Rama: S’ishte ministër…

Këlliçi: Udhëtime në pandemi me lekët e shqiptarëve. Rama: Ç’punë kam unë me ta

Veliaj BLOF! Këlliçi: Akoma s’e ka sjellë vendimin. Rama: T’i thyhet nota në sjellje

Këlliçi-Ramës: Rrimë pak bashkë? Tabaku nuk reziston dot: E dimë, bashkë jeni (BATUTAT)

Këlliçi: 430 mln euro vjedhje! Rama: Kemi çmimin më të ulët në kontinent

Këlliçi-Ramës: Koka&Agaçi s’iu njoftuan për procedurat, kryeministri: S’merrem me procedura

Këlliçi: Veliaj favorizoi koncensionin e Tiranës. Rama: Jo, ishte thjesht parimisht dakort

‘Se njoh Zoton’/Këlliçi i nxjerr VIDEON e 2017: Ja e keni me video! Rama: Ishte 3 metra pas

“A janë krenarë?”, Këlliçi pyet Ramën për të shpallurit në kërkim, kryeministri: S’i njoh

Pa logo! Bushati nxjerr dokumentin me firmën e Ramës, e zë ngushtë: Turp më të madh s’ka!

“Na garantoni që s’shkojmë në arbitrazh?”/ Rama: I dal për zot të gjitha VKM-ve

“Ministrat pësuan amnezia”, Rama kërkon letrat në tavolinë, Bushati: S’i ke aty, mos u lodh

Bushati e kap ‘mat’! Alibia, Rama shpjegon pse s’u zbatua ligji për inceneratorët

I bie tavolinës me pëllëmbë! Rama s’ndalet duke qeshur me Tabakun: Seriozisht e ke moj?

“Dua 430 mln eurot! Aty më rri mendja!”, Rama mbron Veliajn: S’ka marrë angazhim financiar

‘Rashomon’/ Filmi i preferuar i Ramës, HISTORIA e vrasjes në pyll, KOMPLOTI

“Ka udhëtuar 6 herë jashtë me Zoton dhe Mërtirin”, Gjiknuri-PD: Përballemi në gjykatë

Me filxhan në dorë, Rama: Shqetësohet njeri, mos duket sikur pimë bashkë kafe

Beccheti dënohet me 17 vite!Rama merr lajmin i pari:Sa më erdhi,shpresoj mos të jetë “fake”

‘E ke takuar Zoton?’/Rama: Pse ç’më pret?Bëhet nostalgjik për Olldashin: S’mora megafon sot

Hakmarrje? Rama: Cani s’u largua prej koncensionit, mund t’i kishte ndodhur si Rodvan Bode

Kaq DUROI! Nxehet Rama: Se Berisha i tha lavire kryeprokurores, tani s’e doni prej SHBA

“7*7=42 do e bëj me Lefterin në burg”, Rama llogari matematike me Tabkun: S’dalin 430 mln €

Zhgarravitet Rama! Bën simbolin, Jorida Tabaku s’e mban të qeshurën: Ke yll në ballë…

“Zoti Koka”/Tabaku i kthen ‘borxhin’ Ramës, i thërret me emrin e ish-ministrit të arrestuar

‘Jam krenar për Tahirin’/ Rama s’përmbahet, “viktima” e radhës bëhet Çupi: Rrëzove Saliun

“Tahiri, shoku im i klasës”, Tabaku i kujton Ramës ‘krenarinë’, kryeministri: Pyet Lulin…

‘Korrupsionin e ka bërë vetëm Koka?’/ Rama: S’e di, s’i thashë ‘shko merri ca ti e ca unë’

“Tek lekët, lepuri i madh”, Rama: S’ju del 100 mln, në Zimbabve…

Rama ndjen ‘mall’ për Jozefina Topallin! E ngatërron me Tabakun, fërkon sytë: Se më erdhi..

Incenerator në Zimbabve me para shqiptare? Rama-Tabakut: Do ta shoh me interes

“E ke zërin gërricës, Boçi është palë e tretë”, batutat dhe ofezat e Ramës sot në komision

‘Negociata’ për të kthyer përgjigje! Rama: Falenderoj Boçin, është pala e 3 që na pajton

‘Si je zoti Gështenja?’/ Revoltohet Tabaku, Rama: Do më lësh të thyej arrat e mia?

Rama nervozohet me Tabakun: Nuk i përgjigjem më pyetjeve tuaja

430 mln lekë për inceneratorët/ Rama: Ku i kanë çuar? S’mi kanë sjellë mua (Tabaku ALARM)

‘Me qetësi’/ I kujtohet Meta! Rama: Futi dhe dashurinë, kështu thoshte dhe ai

Rama e kthen në gallatë Komisionin: Më kërkoni falje ose rrimë këtu deri në 6 mars!

Ironia për Këlliçin, Rama: Ke ndenjur në të ftohtë në stadium, nuk iki pa të dëgjuar

“Frikë duhet të keni…”/Rama përplaset me Tabakun: Përqëndrohu! Vetë më pyete për buxhetin

FOTOT/ Rama i “armatosur” në Komision, merr me vete 6 këshilltarë

“Mishi është i dobët…”, Rama lan duart para Komisionit: S’kam rol, secili ka tagrin e tij

Rama kapet me Tabakun: Po unë se thashë këtë, pse vendos fjalë në gojën time…?

I fikin mikrofonin! REVOLTOHET Tabaku: S’është normale, dëshmitarit i rri hapur

“Mishi është i dobët…”, Rama lan duart para Komisionit: S’kam rol, secili ka tagrin e tij

Përballet me 51 pyetje! IRONIA e Ramës: E kuptoj se Big Brother ka krijuar audiencë

‘Keni parë shumë Big Brother’/ Rama: E njoh si ministër Lefter Kokën, jo si përfitues

Rama REFUZON të përgjigjet për njohjet e Ministrave: BE nuk është kundër inceneratorëve!

“S’kam ardhur për asnjë aferë…”,Rama e nis me këshilla: Mos fyeni dhe prekni dinjitetin

VIDEO/ I fundit pas 41 dëshmitarëve! Edi Rama “zbërthehet” sot para Jorida Tabakut

Gati të dëshmojë në Komision! Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

Para dëshmisë së Ramës, Tabaku: Qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish tarifën e pastrimit

VD/PD denoncon sërish, Gështenja: Cani refuzoi të firmoste, Ahmetaj ia dha projektin shokut

Pak orë para DËSHMISË në Komision, Rama: Mezi po e pres, do e kem LIVE në FB

(a.b;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet