Politike

Berisha: Rama dhe Basha janë bashkë te afera 3.8 miliardë euro e Portit të Durrësit

23 Shkurt 2022, 18:36 Nga DOSJA
Berisha: Rama dhe Basha janë bashkë te afera 3.8 miliardë

DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama si dhe Kryedemokratin Lulzim Basha për portin e Durrësit. Në takimin me qytetarët në Spitallë, Berisha ka thënë se investitori arab në Durrës pas një viti shiti 100 % të aksioneve të kompanisë, të cilat i ka blerë Rama dhe Basha.

“Kjo e djegësave ju garantoj që është 1 e 10-ta e Portit të Durrësit. Toka e portit me ujin përreth kushton 3.8 miliardë euro. Zgjohet një ditë Rama dhe si ta bëj unë timen këtë. Të heq portin andej që ka 3 mijë vite port, shko dhe gjej një arab, i thotë hajde tani të fshihem pas teje. Vjen na thotë ne se do ndërtojmë Dubain në Port. Bën marrëveshje, shkruan me një princ në Emirate marrëveshje, e di vete ça thotë marrëveshja. Pas një viti arabi zhduket, shet 100 për qind aksionet dhe kush e mori, absolutisht Rama dhe Lulzim Brava, po.

Sepse në mënyrë të papritur, na del që menaxheri i arabit në Durrës ishte njëkohësisht menaxheri i kompanisë së kunatit të Lulzim Bashës. Doli, dha dorëheqje thash mos ishte rastësi. Rastësi? Jo, se më vonë gazetarët e gjetën se pas 3 muajsh ai kishte dhënë dorëheqjen false, se vazhdonte deyrën si menaxher i kompanisë së Lulzim Bravës. U bënë së bashku, e di çdo të thotë të marrësh tokë publike me vlerë 3.8 miliardë euro, çdo qytetar i Durrësit mund të fitonte aty, mund të investonte, me aksione ose ato që kishte, të paktën minimumi 1 mijë euro për të mos llogaritur fitimin mbi sipërfaqet e ndërtimit mbi truall. Kjo është, prandaj dhe njerëzit largohen, varfëria rritet, koha ndalon, 20 vite i njëjti sistem kanalizimi, të njëjtat rrugica”, tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha sali berisha edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll