Politike

Këlliçi i shpjegon “Ecomafian”, Rama: E njoh autorin, është miku i “Don Agaçit”

23 Shkurt 2022, 18:17 Nga DOSJA
Këlliçi i shpjegon “Ecomafian”, Rama: E njoh autorin,

TIRANË– Libri “Korrupsioni shpjeguar të rinjve”, të shkruar nga Raffaele Cantone dhe Francesco Caringela është kthyer në objekt batutash në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Gjatë fjalës së tij, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i përkufizoi termin “Ecomafia”. Ndërsa kryeministri Edi Rama iu përgjigj me humor dhe tha se Cantone ishte këshilltari i tij dhe miku i ngushtë i sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. 

PJESË NGA BISEDA:

Këlliçi: Më bëri pështypje termi “Ecopark”, ka edhe një term “Ecomafia”. Kam sjellë një libër korrupsioni shpjeguar të rinjve dhe flitet për termin “Ecomafia” që ka nisur në Itali dhe shtrihet edhe në Ballkan. Nëse Shqipëria, qeveria në të gjithë raportet nuk do të shënonte raporte të zeza, nuk do të kishin ikur të rinjtë etj etj..

Rama: Më fal, tani në asnjë mënyrë, nuk duhet të futesh më në bisedë. Zëri im ngrihet kur ndërhyni ju, ngrihet mekanikisht. Një nga autorët e librit është këshilltar, jo me pagesë, na ka këshilluar të ngrejmë strukturën anti-korrupsion. Është mik i ngushtë i sekretarit të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçit, Don Agaçit. Meqë lexove Cantonen do të të lexoj Sali Berishën. Incenerimi është një hap më lart se landfillimi, zërin nuk e bëj dot si ai. Bazuar për sa më sipër, për çdo kërkesë koncesionare vlerësojmë se MTM vlerëson…i saktë Saliu këtu. Në fund thotë këtu impiantët me rikuperim energjie janë prioritare. Kjo është 2012. Skavica tha është ëndërra ime, tani thotë është makthi i Dibrës. 

LAJMI KRYESOR: Opozita: Procedura joligjore, Rama: S’merrem me këto, secili përgjigjet vetë para ligjit

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi edi rama komisioni per inceneratoret belind kelliçi edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll