Politike

VD-I bie tavolinës me pëllëmbë! Rama s’ndalet duke qeshur me Tabakun: Seriozisht e ke moj?

23 Shkurt 2022, 14:45 Nga DOSJA
VD-I bie tavolinës me pëllëmbë! Rama s’ndalet duke

TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku bëri llogaritë, duke nxjerrë në total vlerën prej 430 mln euro të kontratave për inceneratorët, ndërsa pikërisht në këtë moment, kryeministri Edi Rama nisi të qeshë me të madhe. Po ashtu, Rama kundërshtoi duke thënë se një vlerë e tillë është për pastrimin deri në 2027, teksa akuzoi Tabakun se po gënjen kur u thotë shqiptarëve se ato para janë vjedhur.


PJESË NGA DISKUTIMET:

Jorida Tabaku: 24.7 mln euro kontrata për impiantin e Elbasanit, po flas me TVSH. 360 milion euro kontrata e Tiranës për 30 vite. Në total janë 433 mln euro. Nuk e kuptoj lumturinë që ke angazhuar 430 mln euro… qetësohu

*Rama përplas dorën në tavolinë…

Edi Rama: Dmth paratë (430 mln euro) që do angazhohen deri në 2027 i keni thënë që janë vjedhur? Seriozisht?

Jorida Tabaku: Ule zërin!

Edi Rama: Seriozisht! E dëgjon more? O zonjë e kupton se çfarë po thua…?

Jorida Tabaku:  Nuk besoj se ndokush mund të qeshë…

Edi Rama: Po qesh çdo shqiptar kur sheh këtë që po ndodh

Jorida Tabaku: : Shqiptarët po qeshin me këtë sjellje që nuk besoj se është serioze për këtë komision

Edi Rama: Mos u fut te sjellja, ku është pyetja?

Jorida Tabaku: Unë besoj se, në provat që kemi administruar në këtë komision dhe për këto kontrata zbatimi është duke çeduar besoj se shteti duhet të marrë masa dhe të mos i bëjë pagesat e këtyre kontratave. Duhet të kishte nisur hetimi për zbatimin e këtyre kontratave dhe duhej të ishin ndaluar pagesat

LAJMI KRYESOR: Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll