Politike

13.2 mln euro evazion fiskal, Këlliçi: Kush mban përgjegjësi? Rama: Çështje e drejtësisë

23 Shkurt 2022, 18:00 Nga DOSJA
13.2 mln euro evazion fiskal, Këlliçi: Kush mban

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ka përmendur kryeministrit Edi Rama sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët kompanitë që shkaktuar fryrje kostosh. Ndërkohë që Rama si kundërpërgjigje në fjalën e tij tha se evazioni fiskal, ishte një fenomen që ndodhte në Shqipëri. Por gjithashtu shtoi se kjo ishte një çështje që i përkiste drejtësisë.

PJESË NGA BISEDA:

Rama: Kjo politika me foto nuk të çon asnjëgjëkundi. Nesër mund të ndodhesh ti me një foto. Mund të takohesh edhe me njëri kundërshtar. Këto foto nuk i dua fare. Gjasme e kapët të gjallë…

Këlliçi: U shprehet se inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit janë bërë me buxhetin e shtetit. Kompanitë janë përdorur për fryrje kostosh. Kush do t’i zëvendësojë paratë? Për të shkuar në Fier keni 5 kompani të tjerë. Me pak fjalë këto kompani janë përdorur për fryrje kostosh. Ky dëm që është shkaktuar kush ia kthen pas shqiptarëve? Janë 13.2 mln euro.

Rama: Unë sjell në vëmendje të atyre që na dëgjojnë me 430 mln që i ka marrë struktura kriminale me në krye mua. Për evazionin fiskal, ka legjislacion Repulika e Shqipërisë. Kush kapet goditet dhe paguajë. Ka probleme administrative dhe penale. Nuk ka aferë këtu. Kemi pasur një marrëdhënie korruptive të prezumuar. Kavaja shpëtoi. E sheh që nuk ka më gjëra të tilla. Evazion apo jo janë çështje të organeve të tjera. Nuk janë të miat.

Këlliçi: Jeni gardian i fondeve publike.

Rama: E ke shumë gabim

Këlliçi: Doja t’u thoja vetëm që ka një problem shumë të madh me kostot e inceneratorëve dhe të rrugëve të Shqipërisë. Këto janë para fiktive dhe administratorët erdhën dhe nuk mbanin mend asgjë. Në vend që të bëheshin 10 shkolla më shumë nuk bëhen se i merr korrupsioni. Në qershor 2014 keni folur për riciklim. Me VKM 207 kaloni me politikën e incenerimit se firmosët për inceneratorin e Elbasanit.

Rama: Kjo mënyrë e të bërit politikë është e rëndë, i çmendëm këta njerëz. Po prit më prit.

LAJMI KRYESOR: Opozita: Procedura joligjore, Rama: S’merrem me këto, secili përgjigjet vetë para ligjit

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll