Politike

Bushati: Po mendon përgjigjen. Rama: Janë taksa, bëni skonto nga milionat

23 Shkurt 2022, 18:05 Nga DOSJA
Bushati: Po mendon përgjigjen. Rama: Janë taksa, bëni skonto nga

TIRANË– Kryeministri Edi Rama uli kokën teksa merrej në pyetje në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, deputeti Helidon Bushati e interpretoi si një pauzë të kreut të qeverisë për tu menduar për përgjigjet e pyetjeve që kishte. Por numri një i socialistëve tha se nuk po mendonte për përgjigjet, por po shikonte letrat që i kishin sjellë për taksat. Madje shtoi se ato duhet të zbriten nga 430 milionë euro që Opozita pretendon se ka vjedhur qeveria. 

Pjesë nga biseda; 

Helidon Bushati: Po mendoni një përgjigje…

Edi Rama: Nuk po mendoj përgjigjen Helidon jo, më sollën ca letra, janë taksat more, janë taksat e inceneratorëve, sa janë paguar në Tiranë, Fier e Elbasan dhe mendoj tu bëni një skonto atyre milionë eurove, se erdhën e u bënë këtu miliona euro….

*Helidon Bushati flet pa mikrofon

Edi Rama: Zonja kryetare, po thoja atyre miliona eurove tu bëni një skonto se u mbars mali e polli jo një mi, por një bisht miu….

Jorida Tabaku: Bëri një pyetje zoti Këlliçi, ju lutem…

Edi Rama: Unë do t’i përgjigjem çdo pyetjeje, me mikrofon apo pa mikrofon 

LAJM KRYESOR:LIVE/ Rama për Inceneratorët: Krenar për pastrimin, përgjegjësia para ligjit, individuale

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll