Politike

Rama ngre një djalë në këmbë: E mo ti çohu, duket ai që është më foltoren, është qeros

23 Shkurt 2022, 18:08 Nga DOSJA
Rama ngre një djalë në këmbë: E mo ti çohu,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zzgjedhur të shkëputet pak çaste nga marrja në pyetje në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Ai zgjodhi nja djalë që ishte ulur pas tij, ku ndodhen dhe këshilltarët e kryeministrit dhe tha se ai dukej që mbështeste foltoren pasi ishte qeros. Më pas ndërhyri kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku, të cilës Rama i kërkoi të qetësohej e të mos mërzitej që po bëhej pak publicitet ëpr Foltoren. 

Pjesë nga biseda: 

Edi Rama: Ai duket që është me Foltoren dhe ai e konfirmoi. Qerosët e foltores kanë një tjetër…çohu çohu, hë mo ti çohu…

*Jorida Tabaku flet nga vendi

Edi Rama: E mirë se nuk u bë qameti se bëmë një minutë publicitet për Foltoren. Mos e prish në fund tani… Nuk kemi ndërtuar inceneratorë. Kemi ndërtuar impiante të trajtimit të mbetjeve. E keni vënë titullin gabim. Jam shumë i zhgënjyer nga kryetarja e Komisionit.

Belind Këlliçi: Mendoni se ka person të interesuar për titullin e komisionit…

LAJM KRYESOR:LIVE/ Rama për Inceneratorët: Krenar për pastrimin, përgjegjësia para ligjit, individuale

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll