Politike

‘Më kërcënojnë”/Akuza nga ish-efektivi i RENEA, reagon familja:Gënjen! Ne s’dyshojmë tek ai

22 Shkurt 2022, 16:44 Nga DOSJA
‘Më kërcënojnë”/Akuza nga ish-efektivi i RENEA,

MIRDITË– Familja e të ndjerit Kastriot Reçi ka reaguar pas publikimit të lajmit se ish-efektivi i forcave RENEA, Besnik Toska, i cili pretendon se është kërcënuar për ngjarjen e ndodhur pak vite më parë. Në një reagim zyrtar të shpërndarë për mediat, familja Reçi shkruan se ish-efektivi nuk është kërcënuar kurrë nga anëtarë të familjes së tyre dhe se të gjitha deklaratat e tij janë gënjeshtra.

Duam të theksojmë se kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim me të gjitha organet kompetente të drejtësisë dhe se çdo aludim i personit në fjalë për përfshirjen e familjes tonë në kërcënimin me jetë të tij është një gënjeshtër dashakeqase për të mos thënë se është një trillium i mirë-përpunuar nga personi në fjalë në bashkëpunim me struktura e segmente të veçanta të Policisë së Shtetit të inkriminuara me krimin,”-shkruhet ndër të tjera.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pershendetje!

Nisur nga deklarata e dhene sot ne media nga nje person i panjohur per familjen tone, qe ngreh aludime se jeta e tij vihet ne rrezik pasi ka qene i dyshuar nga prokuroria per ekzekutimin e familjarit tone te ndjere Kastriot Reçi dhe se emri i tij ka qene pjese e dosjes hetimore. Ne si familje e ndjejme per detyre kete reagim publik, pasi ne nuk jemi ne dijeni te asnje te dyshuari nga organet kopetente te drejtesise dhe te asnje personi te dyshuar nga prokuroria. Gjithashtu bejme me dije se po mundohet te spekulohet nga ana e ketij personi qe jeta e tij po kercenohet nga lidhjet me hetimet qe jane kryer apo po kryhen per vrasjen e familjarit tone. Duam te theksojme se kemi qene dhe jemi te hapur per cdo bashkepunim me te gjitha organet kopetente te drejtesise dhe se cdo aludim i personit ne fjale per perfshirjen e familjes tone ne kercenimin me jete te tij eshte nje genjeshter dashakeqse per te mos thene se eshte nje trillium i mire-perpunuar nga personi ne fjale ne bashkpunim me struktura e segmente te vecanta te policise se shtetit te inkriminuara me krimin. Familja Reçi

SHIKO EDHE KËTË:

Rikthehet vrasja e Kastriot Reçit! Kërcënohet ish-oficeri i RENEA, 44-vjeçari: Më ndjekin!

Ekzekutimi i tipit mafioz ndodhnë janar 2020 ditë më parë në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku është vrarë  biznesmeni Kastriot Reçi. Ngjarja ka tronditur qytetarët, pasi ka ndodhur shumë pranë komisariatit të policisë në këtë qytet. Pistat, ku po hetohet janë dy. E para, ajo e hakmarrjes për shkak të një vrasjeje të vitit 2016, ku u vra ish-drejtori i OSHEE-së, dhe e dyta, ajo e prishjes së pazareve të drogës.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike besnik toska kastriot reci vrasja e kastriot recit besnik toska kastriot reci vrasja e kastriot recit

Sondazh

Poll