Politike

DEBATET/Bushati-Agaçit: Sa miratime dhatë brenda ditës? Sekretari: E kam të pamundur ta di

22 Shkurt 2022, 16:19 Nga DOSJA
DEBATET/Bushati-Agaçit: Sa miratime dhatë brenda ditës?

TIRANE- Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka vazhduar me diskutime pasditen e të martës, ku deputeti demokrat Helidon Bushati ka replikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, ëngjëll Agaçi. Deputeti pyeti Agaçin sesa miratime janë dhënë brenda datës 16 dhjetor 2014 për draft-kontratën e lidhur për inceneratorin e Elbasanit. Sekretari i Kryeministrisë tha se nuk mundet që të dijë për shkak të fluksit të punës sesa miratime ka marrë kjo kontratë.

Debatet në Komision:

Helidon Bushati: Sa miratime për draftkontratën që është bashkëlidhur vendimit Nr.907 keni marrë brenda datës 16.12.2014 nga ministri dhe institucionet qendrore?

Engjëll Agaçi: I nderuar z.deputet, e përsëris pergjigjen time. Përgjigja ime eshte e njëjta me pare. është e pamundur per zyrën e Sekretarit të Pergjithshëm të dijë sesa vendime merren dhe me qindra dhe mijëra institucione çdo ditë në aktivitetin e qeverisë shqiptare. Ajo që është detyrimi im ligjor dhe iu përgjigja. Pyetja juaj e mori përgjigjen. Por nuk kam përgjigje tjeter.

Helidon Bushati: Ju falënderoj për mospërgjigjen. Por një Sekretar i Përgjithshëm qe e ka në detyrën e tij funksionale ka edhe përgatitjen e dosjeve qe hyjnë per diskutim ne KM dhe per çështjen me te rëndësishme qe diskutohet sot ne Shqiperi, qe ka ardhur këtu per dëshmuar, nuk di sesa miratime janë marrë.

Ndërkohë që kolegët e opozitës kanë dalë në media duke deklaruar që janë marrë 17 miratime nga ministri dhe institucione brenda ditës për një kontratë 47 faqe. është e pamendueshme që të niset nga Ministria e Mjedisit, të shkojë në një ministri tjetër. Të ngrihet drejtoria Juridike ta shqyrtojë 47 faqe, të kuptojë sa është e ligjshme apo jo. Të përgatisë pergjigjen dhe t’ia kthejë Këshillit të Ministrave. E gjitha kjo bëhet fjalë brenda 8 orarit të punës. 17 miratime brenda ditës. 

Lajmi kryesor: Kom. për Inceneratorët/ Veliaj: Rashë parimisht dakord. Nis marrjen në pyetje Ëngjëll Agaçi

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike engjell agaci helidon bushati engjell agaci helidon bushati

Sondazh

Poll