Politike

VD-Agaçi: Nuk e kam njohur kurrë Mërtirin, Gugallen e Zoton. KM s’e miratoi projektaktin

22 Shkurt 2022, 14:23 Nga DOSJA
VD-Agaçi: Nuk e kam njohur kurrë Mërtirin, Gugallen e Zoton. KM

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi është shprehur se nuk ka pasur kurrë njohje me Mirel Mërtirin, Stela Gugallen e Klodian Zoton. I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Agaçi tha se nuk është njohur kurrë me ta dhe nuk ka zhvilluar asnjë takim me personat në fjalë. I pyetur në lidhje me projekt-aktin për koncesionin në incenetatorin e Elbasanit, Agaçi tha se nuk është miratuar asnjëherë.


Pjesë nga biseda: 

Jorida Tabaku: Në datën 17.1.2014….ndjesë, keni ndonjë njohje me Mirel Mërtirin, Stela Gugallen e Klodian Zoton?

Ëngjëll Agaçi: Jo, asnjëherë

Në datën 17.1.2014, Lefter Koka i dërgon një shkresë zotit Ahmeti….

Ëngjëll Agaçi: Ju lutem pak kohë për tu përgjigjur, është mungesë edukate. Unë nuk jam politikan dhe është hera e parë që më jepet kjo mundësi, dua ta sqaroj që Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar kurrë projekaktin për të cilin ju flisni. Në lidhje me këtë mendim të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe në vijim të procedurave, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për autorizimin e procedurave….etj….kjo gjë nuk është e vërtetë. Nuk është propozuar kurrë për shqyrtim dhe nuk është miratuar asnjëherë. Nuk ekziston ky vendim qeverie, është shumë e thjeshtë dhe për tu verifikuar. Natyrisht pas miratimit, publikohen në fletoren zyrtare. Kushdo është i lirë që të ketë akses dhe ta shohë, Faleminderit.

LAJM KRYESOR:Kom. për Inceneratorët/ Veliaj: Rashë parimisht dakord. Nis marrjen në pyetje Ëngjëll Agaçi

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike engjell agaci komisioni per inceneratoret engjell agaci komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll