Politike

Ministrat udhëtime me Mërtirin e Zoton? Agaçi: Flas për veten, s’përgjigjem për ta e Ramën

22 Shkurt 2022, 15:04 Nga DOSJA
Ministrat udhëtime me Mërtirin e Zoton? Agaçi: Flas për

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi nuk ka pranuar të japë përgjigje kur është pyetur nëse Mirel Mërtiri e Klodian Zoto kanë zhvilluar udhëtime me ministra të kabinetit qeveritar. I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Agaçi tha se dëshiron të qëndrojë brenda kuadrit ligjor dhe të zhvillojë marrjen në pyetje bazuar në kompetencat e tij. 

Pjesë nga biseda:

Jorida Tabaku: Për udhëtimet e dy ministrave me pronarët e këtij koncensioni, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto e Stela Gugallen, nuk e di mirë nëse ishte kjo e fundit. Keni qenë në dijeni të këtyre fakteve dhe a e ke informuar kryeministrin Edi Rama…

Ëngjëll Agaçi: Do të doja të fokusoheshim tek pjesa ligjore dhe tek kompetencat e mia

Jorida Tabaku: A ka kërkuar kryeministri një procedurë për fillimin e inspektimit financar?

Ëngjëll Agaçi: E nderuar zonja kryetare, fatmirësisht ligjet që ka miratuar ky Kuvend përcakton kompetencat. Kryeministri i ka lkompetencat e tij dhe nëse kjo do të ndodhte do të ishte antiligjore, në këtë rast Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, nuk ka, janë shumë të qarta kompetencat e mia. 

LAJM KRYESOR:Kom. për Inceneratorët/ Veliaj: Rashë parimisht dakord. Nis marrjen në pyetje Ëngjëll Agaçi

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike engjel agaci komisioni per inceneratoret engjel agaci komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll