Politike

Tensionet Rusi-Ukrainë, Berisha: 5 herë kam kërkuar rezolutë në Parlament

22 Shkurt 2022, 16:42 Nga DOSJA
Tensionet Rusi-Ukrainë, Berisha: 5 herë kam kërkuar rezolutë

SHKODER- Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë. Në takimin që zhvilloi pasditen e sotme në Postribë, ku prezantoi kandidatin e “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, Berisha tha se një agresion po bëhet ndaj një vendi të lirë.

“Rusia pushton Ukrainën. 5 herë në Parlament i kam kërkuar të bëjmë një rezolutë për të dënuar këtë akt. Ukraina është një vend i pavarur. Të thuash çmë duhet mua? Jo më duhet shumë sepse po ndodh një agresion kundrejt një vendi të lirë. Asnjëherë nuk do lejoj jo vetëm Ukrainën, por nuk lejoj rezolutën e genocidit serb në Kosovë. Jo se prishim marrëdhëniet. Pra u ndala këtu për të thënë se vota më 6 mars,  vërtet është lokale por është e një interesi kombëtar sepse ne duhet të shënojmë një kthesë. Duhet të largojmë këtë shtet të korruptuar, rikthimin e PD në pushtet dhe rikthimin e vlerave të saj. Në këto zgjedhje kemi dhe një kandidat tjetër, kemi kandidatin e Lul Bravës. I cili absolutisht e shtroi PD në një opozitë fasadë. PD pati fatin më të keq që në 8 vite të ketë për kryetar një politikan së pari të dobët, nuk u bë kurrë i fortë, por lideri duhet i fortë. Po burri duhet të jetë i fortë, ose gruaja, duhet të jenë të fortë ata që drejtojnë se përndryshe nuk drejtojnë. Le të pyesim pak ata demokratë të cilët akoma mendojnë ta mbështesin. A nuk kaloi ky nga humbja në humbje për 8 vite rresht? “, tha Berisha.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike konflikti rusi-ukraine sali berisha konflikti rusi-ukraine sali berisha

Sondazh

Poll