Politike

Del në Komision Dokumenti për “Elbasanin”, Agaçi: Nuk kam dijeni

22 Shkurt 2022, 17:00 Nga DOSJA
Del në Komision Dokumenti për “Elbasanin”, Agaçi:

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, ëngjëll Agaçi, ka dëshmuar sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët se nuk ka dijeni që një inspektim financiar është kryer për inceneratorin e Elbasanit. Dokumenti u nxorr në Komision nga kryetarja Jorida Tabaku. Në këtë moment ka ndërhyrë ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, që tha se dokumenti duhet të vihet në dispozicion të anëtarëve të Komisionit.

DEBATI NE KOMISION: 

Jorida Tabaku: A keni dijeni ju për këtë inspektim financiar për Inceneratorin e Elbasait?

Ëngjëll Agaçi: Pasi e pashë këtë vendim, shpresoj që memoria të mos më gënjejë por në dijeninë time jo

Jorida Tabaku: Është hera e parë që e shikoni? Konsiderohet këtu që flasim për korrupsion dhe vepra të rënda. Sekretari i përgjithshëm i qeverisë ndjek shqyrtimin dhe procesin e vendimmarrjes së këshillit të ministrave. Kjo është e sanksionuar.

Jorida Tabaku: Ju nuk keni pasur dijeni që një inspektim financiar?

Anila Denaj: Së pari ky inspektim financiar duhet të vihet në dijeni të të gjithë anëtarëve të komisionit. Aty do shikoni që ka elementë për të cilët duam të diskutojmë. Kjo vërteton që ministria e Financave, sekretari i Përgjithshëm as nuk merr urdhra por bëjnë detyrën. Respektoni Ministrinë e Financave dhe mos intimidoni për të thirrur përpara për çdo gjë që mund të kenë dijeni. Respektoni rregullat. Gjithë këtë fabul me akuza. I keni bërë këshillin e ministrave si të jenë pjesë e një klani mafioz. Inspektimi financiar është prova e vetme që tregon indipendencën e një trupe.

Jorida Tabaku: Edhe unë i bashkohem thirrjes suaj. Vendosni raportin financiar. E kemi kërkuar por qeveria nuk e ka sjellë.

Lajmi kryesor: Kom. për Inceneratorët/ Veliaj: Rashë parimisht dakord. Nis marrjen në pyetje Ëngjëll Agaçi

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike engjell agaci komisioni per inceneratoret engjell agaci komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll