Politike

VD-17procedura në 1ditë! Agaçi ‘qep gojën’: Jashtë kompetencave të mia, lloj lloj shpifjesh

22 Shkurt 2022, 14:52 Nga DOSJA
VD-17procedura në 1ditë! Agaçi ‘qep gojën’:

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi ka mohuar që të jenë kryer 17 procedura brenda një dite në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Agaçi u pyet nëse ka pasur ndonjë porosi nga eprori i tij, kryeministri Edi Rama dhe mohoi diçka të tillë. 


Pjesë nga biseda:

Jorida Tabaku: A keni marrë porosi nga kryeministri i vendit për këtë koncension? Në datën 16 dhjetor janë kryer 17 procedura, keni marrë porosi nga eprori juaj?

Ëngjëll Agaçi: Nuk ka pasur absolutisht asnjë lloj porosie të tillë, ajo që mua më pëlqen të sqaroj e dëshmoj para jush është se është aluduar në media me lloj lloj shpifjesh, është e pëvrtetë dhe ka shumë rëndësi që Këshilli i Ministrave ka miratuar 17 vendime për inceneratorët, nnatyrisht e kam një kopje të rëendit të ditës, nëse doni mund tjua vë në dispozicion. Është fondamentale për mua të sqaroj është se i vetmi vendim që është miratuar më 16 dhjetor është ky vendim që ju thashë.

Jorida Tabaku: Zoti Boçi na ka bërë një prezantim të 17 procedurave të kryera një ditë më parë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, a keni pasur një porosi për këto procedura? Keni pasur nxitim? Nuk thashë vkm por procedura

Ëngjëll Agaçi: E nderuara zonja kryetare, në administrata e ministri zhvillohen qindra procedura, janë shumë të sakta e të sanksionuara në ligj. Nuk përgjigjem dot për asgjë tjetër. 

LAJM KRYESOR:Kom. për Inceneratorët/ Veliaj: Rashë parimisht dakord. Nis marrjen në pyetje Ëngjëll Agaçi

(F.m/dosja.a)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike engjell agaci komisioni per inceneratoret engjell agaci komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll