Politike

I publikuan bisedat me kolegët nga Komisioni, Metaj: Do vazhdoj të bëj opozitë çdo ditë

22 Shkurt 2022, 14:31 Nga DOSJA
I publikuan bisedat me kolegët nga Komisioni, Metaj: Do vazhdoj të

TIRANË– Anëtarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Desada Metaj ka reaguar pasi iu bënë publike bisedat e saj private me kolegët gazetarë, gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Me anë të një statusi në Facebook, Metaj shkruan se prezenca e saj në Komision ishte shqetësim për maxhorancën mirëpo ajo thekson se do të jetë çdo ditë aty, për të bërë opozitën në këtë qeveri.

“Ermonela Felaj, përfaqësuese e Partisë Socialiste në komisionin hetimor të inceneratorëve ka shprehur shqetësimin për prezencën time në këtë komision meqë si e votuar nga parlamenti për AMA-n nuk e lejon ligji. Pra këta dashnorët e zbatueshmërisë së ligjeve, që me këto ligje kanë vjedh dhe abuzuar miliona euro me inceneratorët u intimidokan nga prezenca ime pa të drejtë fjale… duket që i kanë punët në vijë. Sa për vendin në bordin e AMA-s, ato janë vende të opozitës dhe i takojnë asaj. Nëse shqetësohen dhe për kaq mund të kërkojnë largimin. Votat i kanë. Ama përgjegjësisë për korrupsionin nuk i shpëtojnë dot! Sa për të bërë opozitë me këtë qeveri le të qartësohen se do vazhdoj çdo ditë. Nuk i ndihmoj dot hallexhinjtë e inceneratorëve. Madje mund ta vë telefonin tim në dispozicion për të parë komunikimet me të gjithë gazetarët të interesuar për zbardhjen e aferës. Siç thotë dhe Andi Bushati nuk jemi gazetarë për të mbajtur sekrete por për t’i bërë publike. Good job Jorida Tabaku,-shkruan ajo.

LEXO EDHE:

SKANDALI! Veliaj s’ka FAIR PLAY, nxerr bisedat private të Metajt, Tabaku paralajmëron PADI

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike desada metaj erion veliaj desada metaj erion veliaj

Sondazh

Poll