VD-‘Kërcënon’ Bushati: Do i them Agaçit t’ju japë urdhër të mos flisni (Ndërhyn Denaj)
22 Shkurt 2022, 15:32Nga DOSJA
TIRANË– Debate të forta në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Demokrati Helidon Bushati ka kërkuar që të kishte qetësi në Komision dhe që të mos ndërhynin socialistët. Madje, Bushati shtoi se ishte i gatshëm që t’i kërkojë edhe Ëngjëll Agaçit që tu japë urdhër të mos flisnin, njësoj siç bëri një ditë më parë me ministren Belinda Balluku.
Pjesë nga biseda:
Helidon Bushati: Më lini të flas…Ju lutem tani sepse siç i thashë edhe zonjës Balluku që t’ju japë urdhër të mos flisni, mund t’i them dhe zotit Agaçi, më lini të flas pra
(Ndërhyrje nga Denaj)
Helidon Bushati: Nuk ma merr dot fjalët, s’kisha dëgjuar ndonjëherë të më lini në mes pyetjen, të paktën pyetjen e parë, pyetjen e dytë, të tretë e të katërt….
(Ndërhyrje nga Denaj)
Jorida Tabaku: Zoti Bushati të lutem
Helidon Bushati: Jo po mendoj se zoti Agaçi ka gjithë kohën e mundshme për tu përgjigjur…Unë mirëkuptimin e kam për të gjithë, por në mes të diskursit nuk mund të më ndalni, vendosni disa precedentë që nuk janë parë….
(Ndërhyrje nga Denaj)
Jorida Tabaku: Po na e hiqni fokusin nga kjo, zoti Bushati ju lutem. Zoti Agaçi e morët shkresën, a është bërë ndonjë inspektim financar
Ëngjëll Agaçi: Në mos të më gënjejë memoria ime, jo
TIRANE- Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka vazhduar me diskutime pasditen e të martës, ku deputeti demokrat Helidon Bushati ka replikuar me Sekretarin e Për...
TIRANË– Anëtarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Desada Metaj ka reaguar pasi iu bënë publike bisedat e saj private me kolegët gazetarë, gjatë ...
TIRANË – Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u kap duke mashtruar sot para Komisionit Hetimor Parlamentar të Inceneratorëve. Ai pretendoi se kishte ...
Ermonela Felaj: Ju folët për një vendim të ministrave, nën dijeninë time ministrat japin vetëm urdhra dhe udhëzimë, jo vendime, ju e keni, ne nuk e kemi, ju lut...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk po njeh limite. Gjatë debatit për inceneratorët në Komisionin Hetimor, i kërkoi kryetares Jo...