Politike

VD-S’bien dakort me kompetencat! Tabaku debaton me Agaçin: I kam të shkruara këtu

22 Shkurt 2022, 14:36 Nga DOSJA
VD-S’bien dakort me kompetencat! Tabaku debaton me Agaçin: I kam

TIRANË– Marrja në pyetje e Ëngjëll Agaçit ka nisur me debate. E gjitha për shkak se kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk binin dakort për kompetencat që kishte ky i fundit. Të dy kishin në duar dokumente të ndryshme të cilave u referoheshin.


Pjesë nga biseda; 

Jorida Tabaku: Ka shpallur procedurën për dhënie me negociim…

Ëngjëll Agaçi: Ju kërkoj ndjesë por ndoshta kemi dy akte të ndryshme….unë kam një tjetër në dorë, të kësaj date. Ka vetëm dy pika dhe po e lexoj

Jorida Tabaku: Ndjesë, unë po i referohem draftkontratës bashkëngjitur vendimit të Këshillit të Ministrave.

Ëngjëll Agaçi: Mund ta vazhdoj…

Jorida Tabaku: Po, shikoni këtu kam një tjetër që e aksesova online…..me cilin akt ka filluar kjo procedurë koncensioni?

Ëngjëll Agaçi: E nderuar zonja kryetare, dua thjesht të saktësoj kompetencat e sekretarit të Këshillit të Ministrave. Është e thjeshtë për ta verifikuar, nuk ka asnjë kompetencë në ligjin për koncensionet apo prokurimet publike.

Jorida Tabaku: Ju falenderoj dhe i kam këtu kompetencat, ja pika thotë: ndjek procesin e vendimmarrjes që nga propozimi deri në miratim. Keni informacion për relacion dhe përgatitjen e këtij vendimi të KM që sipas pikës B ju e ndiqni deri në momentin që bëhet ligj….

Ëngjëll Agaçi: E nderuar zonja kryetare, kompetencat janë aty dhe vlerësimi që i bëhet një akti është pikërisht që akti të ketë atë që ne quajmë autorizim ligjor, mund ta përsëris se cili është autorizimi ligjor, është neni 45 nëse nuk gaboj që sapo e citova. Një akt që paraqitet për shqyrtim në  Këshillin e Ministrave duhet të përmbajë relacionin, autorizimin ligjor dhe në relacion janë të shpjeguar, ne kemi një template, ndoshta s’ka interes…..është një template për realcionet e akteve për të rritur cilësinë e akteve, ndoshta është momenti për të caktuar …

Jorida Tabaku: Ju lutem

Ëngjëll Agaçi: Ju sapo lexuat por unë do ta përsëris më vonë edhe komeptencat sërish

LAJM KRYESOR:Kom. për Inceneratorët/ Veliaj: Rashë parimisht dakord. Nis marrjen në pyetje Ëngjëll Agaçi

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike engjell agaci jorida tabaku komisioni per inceneratoret engjell agaci jorida tabaku komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll