Politike

Dëshmia e Veliajt, Vasili: I thotë burgut hapu, e tregon se ka dhunuar haptas ligjin

22 Shkurt 2022, 11:46 Nga DOSJA
Dëshmia e Veliajt, Vasili: I thotë burgut hapu, e tregon se ka dhunuar

TIRANË– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas dëshmisë së kryebashkiakut Erion Veliaj në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Vasili thotë se me fjalët që thotë Veliaj, po i thotë burgut hapu. Më tej ai shton se Veliaj e ka marrë vendimin vetë që gjashtë muaj më parë, duke dhënë miratimin pa vendimin e Këshillit Bashkiak.

POSTIMI I VASILIT:

Ky Veliaj i thote vete burgut hapu!! Me plot gojen thote e kam dhunuar haptas ligjin. Veliaj thote publikisht perpara Komisionit Hetimor, qe sipas tij Keshilli Bashkiak i Tiranes ka marre Vendimin Nr.106 per inceneratoret ne 28 shtator 2017. Veliaj e ka marre vendimin vete, qe gjashte muaj me pare, pra qe ne 27 mars 2017 pa pyetur hiç Keshillin Bashkiak. Ligji per Pushtetin Lokal flet shume qarte: Neni 54 pika pika “dh” e Ligjit te Veteqeverisjes Vendore eshte asgjesuese, ja ligji: NENI 54 Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca: dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton, gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë; Po cilat jane kompetencat e Veliajt, ja cfare thote neni 64: Neni 64Kompetencat dhe detyrat e kryetarit të bashkisëKryetari i bashkisë ka këto kompetenca dhe detyra:a) ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;b) zbaton aktet e këshillit;Miratimi personal i Veliajt pa vendimin e Keshillit Bashkiak eshte1.privatizimi prej tij i Bashkise se Tiranes,2.eshte veper e qarte korruptive,3.eshte rrembim i paligjshem i kompetencave te Keshillit Bashkiak dhe shperdorim i qarte detyre.Veliaj tamam Lalë kros qe vete shkruan vete vulos dhe as pyet hiç asfare per ligj.SPAK vepro, ruaj dinjitetin sepse shkelja e ligjit eshte sheshit!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni hetimor per inceneratoret petrit vasili komisioni hetimor per inceneratoret petrit vasili

Sondazh

Poll