Politike

Inceneratorët/Veliaj s’pranon:Kam folur në emër të Bashkisë,jo qarkut. Isa Sakja, mavria…

22 Shkurt 2022, 10:00 Nga DOSJA
Inceneratorët/Veliaj s’pranon:Kam folur në emër të

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së TIranës, Erion Veliaj ka përmendur ish-homologun e Kavajës, Isa Sakja lidhur me çëështjen e inceneratorëve. Sipas Veliaj në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Sakja kishte kërkuar dhe kishte dalë pro për të siguruar të gjitha kushtet, ndërsa u shfajësua se ai vetë, vetëm sa kishte rënë dakord parimisht. Ndërkohë që gjithë kohës i përmend Tabakut përplasjet që ka pasur në Gjykatë. 


PJESË NGA BISEDA:

Jorida Tabaku: Më lexoni vendimin e Këshillit Bashkiak

Erion Veliaj: 28/9/2017. Unë nuk sajoj dhe nuk dëgjoj Monikën në tv dhe them që ka folur në emër të qarkut, kur kam folur në emër të Bashkisë. Sapo provova që kam folur në emër të Bashkisë. Sapo të provova që kam vendim të Këshillit Bashkiak. Po iu lexoj që të njëjtën shkresë ka çuar edhe Isa Sakja i Kavajës, pse merrni vetëm shkresën time? Isa Sakja thotë se në përputhje me ligjin: Bashkia Kavajë pranojmë dhe deklarojmë dhe angazhohet… Ky mavria shkon në detaje

Jorida Tabaku: Të lutem mos ofendo njeri në këtë komision.

Erion Veliaj: Le se po ta donit nuk e lini pa kandiduar. Unë them vetëm se jam parimisht dakord. Sakja thotë se angazhohet për të përmbushur të gjitha detyrimet se do të bënte shpronësim në Tiranë nga Kavaja. 

Jorida Tabaku: Mos gënje

Erion Veliaj: Ti je dënuar nga Gjykata

Jorida Tabaku: Po ti je gënjeshtari më i madh në këtë vend. Merrni vendimin si provë.

Erion Veliaj: Në Gjykatë të kam mundur për shpifje. Jam duke u përgjigjur.

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët/ Sot sërish seancë maratonë, dëshmojnë Agaçi, Veliaj, Bllako dhe Gjiknuri

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion veliaj jorida tabaku komisioni per inceneratoret erion veliaj jorida tabaku komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll