Politike

‘Kontrolle për informalitetin e pagave’/ Ibrahimaj: Do ketë rritje çmimi për karburantet

22 Shkurt 2022, 09:21 Nga DOSJA
‘Kontrolle për informalitetin e pagave’/ Ibrahimaj: Do

TIRANË– Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj pranoi ditën e sotme mundësinë e rritjes së mëtejshme të çmimeve të karburanteve, pasi është duke u diskutuar rritja e tarifës së pompimit në interes të koncensionarit. Në konferencën që zhvilloi ditën e sotme me gazetarët, Ibrahimaj tha se në marrëveshjen me këtë koncensionar, ekziston klauzola që ai të kërkojë rishikimin e tarifave, në baze të ndryshimeve në treg.

‘Sa i takon koncensionit për pompat, ne kemi një kontratë koncensoonare që në elememntët e saj i jep të drejt koncensionari që të kërkojë rishikimin e tarifave, nëse vlerëson apo ka baza që kushtet kanë ndryshuar. Jemi në rastet kur koncensionari ka bërë një kërkesë, Ministria ka ngritur një grup pune, ku po vlerësojmë nëse jemi në kushtet e ndryshimit të tarifave. Nuk ka asnjë nismë të Ministrisë për ndryshimin e tarifave, dhe aq më keq për dyfishimin e tyre. Sigurisht që do ta trajtojmë me të gjithë kujdesin për këtë koncension, sidomos në momentin kur çmimet e karburanteve janë në nivelin e tyre më të lartë historik. Unë nuk jam eksperte teknike, për të vlerësuar kërkesën e koncensionarit.’- tha Ibrahimaj.

Po ashtu, ministrja paralajmëroi se në fund të muajit shkurt do të nisin kontrollet në terren në lidhje me informalitetin e pagave të punonjësve.

“Në fund të këtij muaji nisin kontrollet në terren në lidhje me informalitetin e pagave. Kontrollet do të realizohen nga inspektorati i punës për të evidentuar shkeljet e mundshme” tha Ibrahimaj.

LAJMI KRYESOR: ‘Bisedime me shoqatën e Transportit’/ Ibrahimaj PARALAJMËRON: Rritje çmimi për karburantet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike delina ibrahimaj delina ibrahimaj

Sondazh

Poll