Politike

‘PS-LSI dhe Berisha kanë të njëjtin hall’, PD: ‘Non grata’ si Rama vazhdon sulmet

22 Shkurt 2022, 08:46 Nga DOSJA
‘PS-LSI dhe Berisha kanë të njëjtin hall’, PD:

 TIRANË- Partia Demokratike akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e etiketojnë si “non grata”, se po vijon me sulmet komisionit hetimor të inceneratorëve njësoj si kryeministri Edi Rama. PD thotë në deklaratë, se në këtë komision, është zbardhur e vërteta mbi vjedhjen e 430 mln eurove ndërsa shton se Rama, LSI dhe Berisha kanë të njëjtin hall, që Shqipëria të mos ndryshojë.

POSTIMI I PLOTË

Non Grata vazhdoi dje sulmet kundër Komisionit hetimor të inceneratorëve ata duan të mbrojnë njëri-tjetrin. Komisionin Hetimor për inceneratorët, ka zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro. Vazhdojnë ta sulmojnë, nga një anë Kryeministri Edi Rama dhe PS, nga ana tjetër LSI dhe lideri i PD Sali Berisha. Të tre i lidh i njëjti hall këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike partia demokratike partia demokratike

Sondazh

Poll