Politike

Transporti paralajmëroi ndërprerje! Ibrahimaj: Do kemi tryeza konsultative me to

22 Shkurt 2022, 09:27 Nga DOSJA
Transporti paralajmëroi ndërprerje! Ibrahimaj: Do kemi tryeza

TIRANË– Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi ditën e sotme se do të merren parasysh kërkesat e shoqatës së transporit. Gjatë konferencës që zhvilloi ditën e sotme me gazetarët, ministrja deklaroi se pritet të ulen në tryezën e diskutimi me Shoqatën e Transportit, e cila ka paralajmëruar ndërprerje të shërbimit nga 1 Marsi, për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Po ashtu, Ibrahimaj tha se do të ketë vendimmarrje lidhur me kërkesat e Shoqatës së Transportit, duke qenë se sipas saj, ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia.

“Do t’i marrim në shqyrtim kërkesat e shoqatës së transportuesve. Ne mendojmë e besojmë se rritja e çmimeve do të jetë tranzitore, por jo e qëndrueshme. Nuk mund të ndërhyjmë në nisma për efekt të luhatjes së çmimeve, që kanë ndodhur dhe më parë e do të ndodhin dhe në të ardhmen. Për sektorë të veçantë mund të diskutojmë mbi efektet që këto sektorë kanë nga rritja e çmimeve. Patjetër që do të kemi tryeza konsultative me sektorin përkatës, për të diskutuar mbi ecurinë e tyre, mbase dhe për të marrë një vendimmarrje. Sektori i transportit ka qenë i goditur fort nga pandemia. Çmimet e transportit kanë reflektuar goditjen që sektori ka pasur. Ministria e Financave ka mbajtur një qëndrim mbështetës, e ka stimuluar sektorin, duke e nxitur në mënyrë që të mos vuajë pasojat e krizave. Ne presim që çmimet të jenë kalimtare dhe jo të qëndrueshme”,tha ministrja.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas paralajmëron se nga 1 Marsi do të ndërpritet shërbimi i transportit urban për kryeqytetasit nëse qeveria nuk miraton kërkesat e tyre fiskale.

LAJMI KRYESOR” ‘Bisedime me shoqatën e Transportit’/ Ibrahimaj PARALAJMËRON: Rritje çmimi për karburantet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike delina ibrahimaj transporti urban delina ibrahimaj transporti urban

Sondazh

Poll